Raporti i Komisionit Hetimor/ PD publikon votimet në Kuvend: Berisha u bashkua me Ramën për të mbrojtur aferën e inceneratorëve






Partia Demokratike thotë se Komisioni Hetimor për Inceneratorët zbuloi se si kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij, vodhën 430 mln euro nga taksat e shqiptarëve.

pdinceneratoret

Me anë të një postimi në Facebook, selia blu ka publikuar votimet e Kuvendit për raportin përfundimtar të këtij komisioni. PD ka veçuar votën e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe mbështetësve të tij.

Sipas selisë blu, ata bashkuan votat me Edi Ramën për të mbrojtur korrupsionin me inceneratorët.

Postimi i Partisë Demokratike:

Komisioni Hetimore për Inceneratorët, i tregoi çdo shqiptari se si Rama dhe ministrat e tij vodhën 430 milionë euro të shqiptarëve. Bazuar në fakte dhe prova, u kallzuan penalisht në SPAK, Erjon Veliaj, Damjan Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Emirjana Sako, Alqi Bllako dhe Armando Subashi. Mazhoranca tentoi disa herë ta sabotonte dhe pengonte punën e këtij komisioni por nuk ia doli dot.

Raporti perfundimtar i cili fakton me prova se si iu vodhën shqiptarëve në skemën kriminale të inceneratorëve, për çudi nuk u votua nga deputetët e Sali Berishës. Ata bashkuan votat me Edi Ramën kundër këtij raporti për të mbrojtur korrupsionin e Ramës. Ata që akuzojnë, mashtrojnë gjithë ditën për bashkëpunim me Ramën, janë faktuar duke bashkuar votat në mbrojtje të aferës më të madhe korruptive të ndodhur në Shqipëri.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.