Raporti i PE-së për integrimin e Shqipërisë, Tabaku: Rezoluta tregon që problemi qëndron te qeveria dhe jo te veto-ja bullgare









Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Jorida Tabaku, kometoi nga jashtë selisë së Kuvendit, raportin e Parlamentit Evropian për procesin e integrimit të Shqipërisë.

Në fjalën e saj Tabaku theksoi se raporti evidenton qartazi problematikat e ngritura prej kohësh nga Partia Demokratike, si korrupsioni, pastrimi i parave dhe liria e medias.

Tabaku shton se rezoluta e miratuar tregon qartë që problemi i ngecjes së proceseve integruese qëndron te qeveria dhe jo te veto-ja bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Raporti i Parlamentit Evropian është një tregues i qartë i ligjvënësve për të mbështetur integrimin e Shqipërisë, por evidentojnë dhe problematikat kryesore.

Kemi tre vite që dëgjojmë që na bllokon procesin e integrimit vetoja bullgare, por në fakt është regresi brenda vendit.

Rezuluta e miratuar dje tregon që problemi qëndron te qeveria. Ligjvënësit evropianë njohin faktin se duhet një luftë pa kompromis ndaj korrupsionit, ngrenë shqetësim për pastrimin e parave, si dhe shqetësimin e ligjit për median. Shprehin shqetësim gjithashtu për reformën zgjedhore dhe atë territoriale, citoj nga rezulta shqetësimin për ndryshimin e njëanshëm të rregullave të lojës në 30 korrik të vitit të kaluar.

Shprehin shqetësim për pastrimin e parave dhe një sërë fushash që ne i kemi ngritur këto vite. Unë shpreh mbështetjen për rezolutën dhe dua t’ju informoj se si kryetare e Këshillit Kombëtar të Integrimit unë do të fillojë dëgjesat me të gjitha institucionet në lidhje me problematikat e ngritura”, tha Tabaku.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.