Raporti i SHBA për liqenin e Ujmanit, Kurti: Nuk e kam lexuar ende, kemi ekipe për këtë çështje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e ka lexuar ende raportin e Departamentit amerikan të Energjisë për zgjidhjen e çështjes së liqenit të Ujmanit.

Kurti thotë se për këtë çështje qeveria ka ekipe dhe pasi ta lexojë raportin do të komentojë.
Ditën e djeshme ambasada e SHBA nxori raportin e Departamentit amerikan të Energjisë e cila jepte dhe zgjidhjen për çështjen që shqetëson Kosovën dhe Serbinë.

Në raport theksohej se çështja e liqenit artificial mbi digën e lumit Ibdër mund të zgjidhet siç bëri SHBA dhe Kanadaja për lumin Kolumbia. Në 1961 dy shtetet e Amerikës së Veriut e zgjidhën çështjen me një traktat, ku 3 diga u ngritën në pjesën kanadeze dhe 1 në atë të SHBA.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *