
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar pas raportit të publikuar nga Organizata Transparency International për Indeksin e Perceptimit të Korrupsioni në botë.
Sipas raportit Kosova ka shënuar një përmirësim në krahasim me një vit më parë, ndryshe nga Shqipëria e cila ka pasur rënie në krahasim me vitin e kaluar.
Kryeministri Kurti shprehet se zotimi i qeverisë për luftën kundër krimit dhe korrupsionit institucional, po jep edhe sinjalet e para pozitive.
Ndërsa shkruan se ende pa u bërë një vit nga marrja e detyrës, veprimet kundër korrupsionit vlerësohen pozitivisht, duke shtuar se pavarësisht këtyre rezultateve ka ende shumë punë për të bërë.
‘Zotimi ynë për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit institucional është duke dhënë sinjalet e para shumë optimiste. Nga pozita 104 në pozitën e 87, në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, Kosova e ka përmirësuar pozitën e saj për 17 vende. Ende pa u bërë një vit nga marrja e detyrës, veprimet tona kundër korrupsionit, vlerësohen pozitivisht nga organizata kredibile. Sigurisht që duhet edhe më mirë e sigurisht që do të punojmë më shumë, derisa Kosova të jetë afër e bashkë me vendet e pastra për nga korrupsioni.’, shkruan Kurti.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al