Raporti i UNESCO-s për Butrintin, reagon Fondacioni Shqiptaro-Amerikan: Të presim vendimin e Gjykatës

raporti i unesco s per butrintin reagon fondacioni shqiptaro amerikan te presim vendimin e gjykates
raporti i unesco s per butrintin reagon fondacioni shqiptaro amerikan te presim vendimin e gjykates

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit, i cili është pjesë e marëveshjes me ministrinë shqiptare të Kulturës, për menaxhimin e ri të Parkut Kombëtar të Butrintit, reagoi për raportin e fundit të misionit të UNESCO-s. Në një intervistë për Zërin e Amerikës bashkëdrejtori i këtij fondacioni Martin Mata thotë se “raporti i UNESCO-s nuk sulmon dhe nuk bën kritika për Planin e Menaxhimit të Butrintit, por shpreh një shqetësim të drejtë për dy çështje: për menaxhimin e gjithë sipërfaqes së Parkut Kombëtar të Butrintit dhe për dakordësimin midis autoriteteve shqiptare dhe të UNESCO-s, për çdo ndryshim të tij”.

Zoti Mata thotë se: “Fondacioni shqiptaro amerikan ka zgjedhur heshtjen lidhur me procesin që po zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese lidhur me marrëveshjen për Butrintin pasi palët, sipas tij, duhet të presin me durim dhe të respektojnë vendimin që gjykata do të marrë”.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, bashkëdrejtori i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Martin Mata tha se ishin në dijeni të misionit të UNESCO-s në Shqipëri. “Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim ka qenë pjesë e vizitës dhe e bisedave që ekspertët nga UNESCO-s bënë kur erdhën në Shqipëri për të hartuar raportin në fjalë. Kështu që mund të themi që AADF ka qenë në dijeni që do të shkruhej një raport dhe me shumë korrektesë dhe në përputhje me të gjithë kërkesat e tyre ka dhënë atë informacion që i është kërkuar për rolin dhe pjesën që do të luante AADF në menxhimin e Butrintit”, thotë zoti Mata.

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit është pjesë e marreveshjes me ministrinë e Kulturës për krijimin e një Fondacioni të Ri për menaxhimin e Butrintit për zonën A3, e cila përfshin sipërfaqen e qytetit antik që është më e vizitueshmja dhe zë rreth 614,3 hektarë nga rreth 9424 hektarë që është sipërfaqja tërësore e Parkut Kombëtar të Butrintit. Misioni i fundit i UNESCO-s shprehet se menaxhimi vetëm i kësaj pjese nuk përmbush menaxhimin e integruar të arkeologjisë, monumenteve dhe pjesës natyrore të Butrintit, kërkuar edhe nga misionet e mëparshme të UNESCO-s. Misioni shprehet se, Ministria e Kulturës duhet të ruajë autoritetin në gjithë territorin e Parkut Kombëtar.

I pyetur se sa Fondacioni i qëndronte modelit të menaxhimit vetëm të qytetit antik ( zonës A3) zoti Mata u përgjigj: “Së pari një korrektesë të vogël. Nuk ka prezantuar AADF një Plan Meaxhimi. AADF ka një detyrë shumë specifike, është një organizatë filantropike që duhet të ndihmojë në Shqipëri dhe një nga fushat ku ndihmon është trashëgimia lulturore. Në një proces që u bë për të përzgjedhur kompaninë që do të shkrunte planin e menaxhimit AADF ka financuar këtë pjesë si një ndihmë që ne besojmë që Butrintit i duhej dhe i shërbente shumë. Plani i Menaxhimit i prezantuar, në opinionin tonë dhe me atë që kemi dëgjuar nga ekspertët është një plan i mirë që adreson disa nga sfidat që ka Butrinti sot. Pjesa e menaxhimit të sipërfaqes, qoftë të qytetit antik, apo të gjithë sipërfaqes në tërësi ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë detyrë e organeve qeveritare dhe nëse doni të dini shumë ndershëm mendimin e AADF është që: po në mënyrë absolute çdo menaxhim, çdo tjetërsim, çdo ndryshim i kësaj sipërfaqe duhet të bëhet në përputhje të plotë me protokollet, me proçedurat dhe në dijeni të UNESCO-s sepse mos të harrojmë çfarë është Butrinti si një vlerë e trashëgimisë botërore dhe listuar në UNESCO.”.

Plani i Menaxhimit të Butrintit miratuar nga qeveria shqiptare në qershor të vitit 2020 rekomandonte që vetëm një sipërfaqe ndoshta 100-150 hektarë që i përkiste zonës ndërtimore të Ksamilit të hiqej nga Parku Kombëtar dhe të vendosej një ‘Brez i Gjelbër’ përreth, për të parandaluar përparimin e ndërtimeve.

Në janar të vitti 2022, megjithëse qeveria e kishte miratuar vetë Planin e Menaxhimit hoqi nga Parku i Butrintit 600 hektarë dhe i hapi rrugë ndërtimeve në vijën bregdetare nga Kanali i Cukës afër Sarandës drejt Butrintit. Raporti i fundit i misonit të UNESCO-s përmend se pas vendimit të rishikimit të kufijve të Zonave të Mbrojtura dhe heqjes së 600 hektarëve nga Butrinti, vendim që u mor në janar të vitit 2022, pa dijeninë dhe pa miratimin e Komitetit të Trashëgimisë Botërore, për më tepër u miratua një muaj më vonë leja për ndërtimin e një resorti, në shkurt të vitit 2022.

I pyetur lidhur me me këto zhvillime në zonën natyrore të Butrintit bashkëdrejtori i Fondacionit Shqiptaro- Amerikan të Zhvillimit, Martin Mata thotë: “Butrinti ka një zonë që ne e quajmë “buffer zonë” (zona tampon) dhe duke qenë se ajo është përsëri pjesë e tërësisë për ta mbrojtur si vlerë botërore Butrintin, mendimi i AADF është që çdo ndryshim poe përsëris . apo tjetërsim i kësaj sipërfaqe duhet të bëhet në përputhje me protokollet e UNESCO-s dhe duhet të bëhet në dijeninë e tyre dhe me aprovimin e tyre. Ne si AADF , edhe të duam nuk e kemi atë rol, nuk e kemi atë mundësi, nuk e kemi atë vendimmarrje që të ndikojmë mbi qeverinë e radhës të Republikës së Shqipërisë dhe ti themi bëje këtë punë me UNESCO-s në këtë mënyrë, apo në një mënyrë tjetër Detyra jonë, është shumë specifike që ne të ndihmojmë me financime dhe me gjetjen e modeleve më të mira që janë sot në botë dhe për fat të mirë trashëgimi botërore ka me shumicë sot në botë dhe për fat të mirë ka modele të mira shumë, siç ka edhe modele të këqija të cilat për fat të keq kanë rrënuar ndoshta disa nga qendrat më të rëndësishme të trashëgimisë botërore në botë dhe janë mësime të nxjerra të cilat ne jemi munduar me shumë modesti, t`i sjellim nëpërmejt këtij plani të menaxhimit që të mënjanojmë gabimet e mëdha dhe të shikohet mundësia nëpërmjet këtij plani që Butrinti të menaxhohet në mënyrë moderne dhe në mënyrë të qëndrueshme si asnjë sit tjetër”

I pyetur se a kishte një reagim nga Fondacioni lidhur me procesin në Gjykatën Kushtetutese për marrëveshjen për Butrintin, zoti Mata u përgjigj: “Komenti ynë është heshtja në respekt të një procesi i cili ka nisur. Kjo është hera e parë që ne po japim një intervistë me një kompliment të merituar, ndoshta dhe për arsyen prej prestigjit dhe reputacionit të Zërit të Amerikës. Ne besojmë që kur një çështje është në proces palët duhet të bëjnë durim , palët duhet të presin dhe duhet të respektojnë 100% atë vendim që Gjykata Kushtetuese do të marrë. Këtë do të bëjë edhe AADF, pa diskutim. Në dijeninë tonë Raporti i UNESCO-s , me aq sa e kemi parë, ne nuk e kemi parë raportin të tërë, raporti nuk kritikon, nuk sulmon dhe nuk jep koment negativ mbi Planin e Menaxhimit. Raporti, në mendimin tonë shpreh një shqetësim të drejtë për dy gjëra; për menaxhimin e sipërfaqes së të gjithë Parkut Kombëtar të Butrintit dhe për rakordimin, për dakordësimin midis autoritetev përkatëse shqiptare dhe të UNESCO-s për çdo ndryshim të tij. Plani i Menaxhimit është botuar në faqen e internetit të UNESCO-s që në vitin 2020 dhe është konsultuar me UNESCO-n është pranuar si një plan menaxhimi i mirë dhe në mbarim të proçesit të Gjykatës Kushtetuese, të cilin jemi duke e respektuar 100 % me heshtjen tonë për të pritur vendimin, besoj, patjetër edhe AADF do kushtëzojë dhe do përshtasë rolin e vet ndihmues në përputhje me atë vendim që do të marrë Gjykata Kushtetuese”.

Sipas marrëveshjes për menaxhimin e Butrintit 14 shkurti shënonte kohën e kalimit të Parkut të Butrintit tek Fondacioni i ri. Zoti Mata thotë se kjo është shtyrë pas një propozimi të Ministrisë së Kulturës dhe Ekonomisë.

“Është detyrë e Fondacioni për menaxhimin e Butrintit, ngritur me vendim të parlamentit të Shqipërisë, ku ne kemi rolin tonë ndihmues, që të përcaktojë hapat që do merren. Është e vërtetë që më datën 14 shkurt sipas kësaj marrëveshje duhet të ndodhte ky tranzicion. Ka një sërë hapash si Plani konservimit , protokollet e sigurisë, plani hidrologjisë, plani arkeologjisë të cilat janë nisur dhe janë në proces. Duke qenë që këto janë kritike për jetën dhe egzekutimin Fondacionit të ri për menaxhimin e Butrintit u kërkua nga ministria e Kulturës dhe Ekonomisë që kjo periudhë tranzitore të zgjasë edhe për disa muaj. Në gjykimin tonë nuk është rëndësi koha që harxhohet sa është rëndësi që këto protokolle dhe standarde të ushtrohen në mënyrën më të mundshme. Pra ne jemi dakord me shtyrjen. Kemi dëgjuar së fundi me keqardhje disa komente lidhur me punonjësit e Parkut që kanë presion të humbin punën. Këto nuk janë të vërteta pasi nuk është roli i AADF që të marrë dhe pushojë nga puna njerëz në institucione që janë jashtë juridiksionit dhe fuqisë së AADF-së. Në një moment të caktuar, kur Fondacioni i ri për menaxhimin e Butrintit do jetë efektiv, në përputhje me gjithë legjislacionin e Shqipërisë këta punonjës 100% e tyre, që janë sot të punësuar në Butrint do të kalojnë nga ai punësim tek punësimi i Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit. Jo vetëm kaq, por në mënyrë korrekte do t`i merret përsipër dhe do t`i njihen vjetërsitë e punës, ekperiencat, trajnimet, pagesat, dhe do të shikohet që t`i jepet një paketë sa më e mire e mundshme që të justikohet ajo punë që do të bëhet atje”

Lidhur me raportin e misionit të UNESCO-ICOMOS për Butrintin nuk ka ende asnjë reagim zyrtar nga autoritetet përgjegjëse shqiptare. Prej tetorit të vitit të shkuar kur raportii misionit iu dorëzua Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore ai nuk u publikua nga UNESCO pasi pala shqiptare nuk dha pëlqimin. Gjykata Kushtetuese, në një gjest të pazakontë, në jaanr të këtij viti, bëri një ndryshim të procedurave të saj, duke i kërkuar qeverisë raportin e UNESCO-s dhe rihapjen e seances plenare për Butrintin. Një grup prej 36 deputetësh opozitarë i kanë kërkuar kësaj gjykate që ta shfuqizojë si antikushtetues ligjin mbi administrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts