
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, thuhet se ka zhvilluar bisedime me ndihmësit e presidentit rus Vladimir Putin, me synimin për të reduktuar rrezikun që lufta në Ukrainë mund të përhapet ose të përshkallëzohet në një konflikt bërthamor.
Wall Street Journal raportoi se figura e lartë e Shtëpisë së Bardhë kishte zhvilluar biseda të fshehta në muajt e fundit me ndihmësin e Kremlinit Yuri Ushakov dhe sekretarin e Këshillit të Sigurimit rus, Nikolai Patrushev, homologun e Sullivan, të cilat nuk u bënë publike.
As Uashingtoni dhe as Moska nuk kanë konfirmuar nëse bisedimet kanë ndodhur dhe raporti nuk ka detajuar kohën apo datat e telefonatave të zhvilluara mes palëve.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov nga ana tjetër nuk pranoi të komentojë mbi raportin në konferencën e tij të përditshme nga pallati zyrtar. “E përsëris edhe një herë se ka disa raporte të vërteta, por në pjesën më të madhe ka raporte që janë spekulime të pastra,” u tha ai gazetarëve.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al