Raporti/ Kosova regjistron 2 viktima dhe 787 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Në Kosovë janë regjistruar dy viktima dhe 787 raste të reja me koronavirus, njoftoi të martën Ministria e Shëndetësisë (MSH).

Rastet e reja dolën pas testimit të 5,082 mostrave. Sipas kësaj shifre i bie që 15.48 për qind e të testuarëve kanë dalë pozitivë për COVID-19.

Në raportin e MSH-së, që i referohet të dhënave të 24 orëve paraprake, bëhet e ditur se janë shëruar edhe 3,613 pacientë.

Aktualisht, në Kosovë 20,995 janë raste aktive me koronavirus. MSH-ja po ashtu njoftoi se në 24 orët paraprake janë administruar 1,754 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat nga mosha 12-vjeçare. Ndërkaq, dozën përforcuese dhe atë të tretë mund ta marrin të gjithë personat nga mosha 18-vjeçare, të cilët para tre muajsh janë imunizuar me dy doza të vaksinës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com