“Raporti më i mirë në 30 vite”, Taulant Balla reagon pas gjetjeve të OSBE/ODIHR: Konfirmuan zgjedhjet e lira, merita është e…








taulant-balla

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas publikimit të raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Balla e konsideron si raportin më të mirë për zgjedhjet në 30 vite duke i adresuar meritën qytetarëve shqiptarë që ushtruan të drejtën e votës.

Sipas tij, OSBE/ODIHR ka konfirmuar se zgjedhjet e 25 prillit ishin shprehje kuptimplotë e demokracisë dhe e respektimit të lirisë së zgjedhjeve.

Në fund ai përgëzon KQZ-në për vlerësimin e marrë në këtë raport.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

“OSBE/ODIHR konfirmon gjetjet e raportit paraprak duke konfirmuar se Zgjedhjet e 25 Prillit ishin shprehje kuptimplotë e demokracisë dhe e respektimit të lirisë së zgjedhësve. Shqipëria merr raportin më të mirë për zgjedhjet në këto 30 vite dhe kjo është një meritë e madhe, mbi të gjithë, e qytetarëve shqiptarë, të cilët ushtruan në shumicë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Përgëzime KQZ për vlerësimin e marrë në këtë Raport” – shkruan Balla.

Gjatë mbrëmjes së sotme, OSBE/ODIHR publikoi raportin e plotë të zgjedhjeve të 25 prillit ku ka përpiluar një sërë çështjesh mbi të gjithë procesin zgjedhor. Raporti thekson se Partia Socialiste e cila ka pushtetin krijoi avantazh për shkak të kontrollit të administratave lokale dhe keqpërdorimi i burimeve administrative.

Lexoni edhe: “Shteti të garantojë të drejtën për zgjedhje të lira dhe sigurinë e të dhënave personale”, ja rekomandimet e plota të OSBE/ODIHR

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *