Raporti në parlament, dëmi nga përmbytje në Gjermani mbi 26 miliardë euro

Dëmi i shkaktuar nga përmbytjet vdekjeprurëse në korrik në Gjermani ka të ngjarë të tejkalojë 26 miliardë eurot (30,6 miliardë dollarë), thanë zyrtarët.

“Vetëm kostoja në landin e Nordrhein-Westfalen pritet të jetë më shumë se 13 miliardë euro”, tha kryeministri Armin Laschet në një seancë speciale të parlamentit të rajonit.

Dëmi në landin fqinj të Rheineland-Pfalzit, ku mbetën të vdekur 184 persona, pritet të jetë të paktën po aq i lartë.

“Fondi i planifikuar kombëtar për rindërtimin do të duhej të përfshinte fonde midis 20 dhe 30 miliardë eurosh”, shtoi Laschet.

Vetëm në Nordrhein-Westfalen, më shumë se 150 shkolla u dëmtuan, së bashku me më shumë se 200 qendra të kujdesit ditor.

Laschet i përshkroi përmbytjet si fatkeqësinë më të keqe natyrore që ka goditur landin që nga themelimi i republikës federale gjermane, në vitet menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *