Raporti: Të rinjtë preken më shumë nga imazhet seksuale

21:46 06/12/2021

Sipas një studimi të publikuar këtë të hënë, shkolla dhe prindërit duhet të veprojnë më shumë për të përkrahur studentët të cilët bien pre e ngacmimeve seksuale nëpërmjet platformave si Snapchat apo Instagram, ndërkohë që kompanitë teknologjike duhet të ndërmarrin masa parandaluese për shpërndarjen e fotove seksuale tek të rinjtë.

Studimi është kryer nga akademikët e Kolegjit Universitar të Londrës dhe Universitetit të Kentit, të cilët zbuluan se, 50% e adoleshentëve të cilëve u janë dërguar foto me natyrë seksuale te pacensuruara ndërmjet rrjeteve sociale nuk e kanë raportuar as tek prindërit, autoritetet përkatëse apo kompanitë përgjegjëse.

Raporti thekson funksionet dhe mungesën e përgjegjësisë për identifikim në platforma si Instagram dhe i kritikon aplikacionet për funksionet e raportimit si ‘të padobishëm’, e për këtë arsye të rinjtë zgjedhin që t’i bllokojnë ngacmuesit sesa të raportojnë ngacmimin.

Grupe për sigurinë e fëmijëve kanë paralajmëruar se institucioni i mbikëqyrjes britanike duhet të vendosë një verifikim mbi moshën së cilës iu prezantohet faqet me përmbajtje të reklamat pornografike ose përballja me gjykatën kundrejt çdo rasti të dështuar.

Të pyetur se përse nuk e raportojnë problemin ata përgjigjen duke thënë se: “Nuk besoj se raportimi funksionon’’. Vetëm 17% e tyre të cilët kanë rënë pre e imazheve seksuale, e kanë raportuar problemin.

Një zëdhënës i Meta, kompania e njohur më parë si Facebook, e cila operon dhe me Instagramin, tha se “siguria e të rinjve gjatë përdorimit të këtyre aplikacioneve ishte prioriteti kryesor i kompanisë. Nëse dikush dërgon imazhe seksuale të pacensuruara, në mënyrë të menjëhershme inkurajojmë të raportohet tek ne dhe policia”.

Një zëdhënës i Snapchat u shpreh se: ‘’Gjithmonë do të ketë persona që do thyejnë sistemin tonë, por ne sigurojmë funksione të lehta dhe kemi grupe dedikuar për të ndërtuar më shumë veçori, dhe një funksion kryesor për prindërit për të mbajtur komunitetin tonë të sigurtë.’’‘/tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.