Raportimet: Kherson është nën kontrollin e rusëve

raportimet kherson eshte nen kontrollin e ruseve
raportimet kherson eshte nen kontrollin e ruseve 1

23:29 02/03/2022

Qyteti jugor i Kherson dyshohet se është nën kontrollin e rusëve. Më herët gjatë ditës së sotme, Rusia deklaroi se e kishte pushtuar Kherson-in, por Ukraina mohoi këtë. Megjithatë, gjatë mbrëmjes kryebashkiaku Igor Kolykhayev në një postim në rrjetet sociale sugjeronte se forcat ruse ishin futur në ndërtesën e këshillit të qytetit.

Ndërsa një banor i Kherson duke folur për Sky News, tha se Ukraina nuk kishte më kontroll në qytet. “Është 100 përqind nën kontrollin e rusëve, jam shumë i sigurt për këtë”, tha banori

Megjithatë, si Sky News ashtu dhe BBC nuk kanë mundur ta konfirmojnë këtë informacion.

Nga ana tjetër, edhe Pentagoni tha se nuk mund ta konfirmonte nëse Kherson kishte rënë në duar e forcave ruse./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts