“Rast historik, votoni Marco-n”- Kombëtarja mbështetje për kandidatin shqiptar për në PE! Ja thirrja që bëjnë Presidenti Duka, Gjimshiti, Broja dhe Asani

rast historik votoni marco n kombetarja mbeshtetje per kandidatin shqiptar per ne pe ja thirrja qe bejne presidenti duka gjimshiti broja dhe asani

Madhësia e tekstit:



Kombëtarja shqiptare ka shprehur mbështetje për kandidatin shqiptar për në Parlamentin Evropian, Muharrem Salihu. Me anë të një video mesazhi, Presidenti Armand Duka, por edhe disa lojtarë kanë bërë thirrje që të votohet për “Marcon”, sic shkruhet në fletën e votimit.

[embedded content]

¨Vota për kandidatin e vetëm shqiptar në listat italiane, është votë flamuri, votë dinjiteti, është votë për zërin që mungon, fytyrën që duhet, për një komunitet të madh si shqiptarët e Italisë, që unë i quaj arbërit e rinj¨-i tha një grupi të rinjsh në një takim në Bolonja, Muharrem Salihu, -Marco në fletët e votimit. Fushata e tij aktive vijon në gjithë territorin e Verilindjes, që përfshin  afro 12 milionë banorë, ku ka afro 145 mijë shqiptarë me të drejtë vote. Në fokus të takimeve kanë qenë grupet e interesit, kompani të mëdha italiane, biznese të vogla dhe të mesme në gjithë territorin e gjerë, njerëzit e punës, komunitete etnike e fetare, pakica.

Dje lojtarët e kombëtares nga grumbullimi i tyre, kanë regjistruar video mbështetje për Marco-n. Gjimshiti, kapiteni i Kombëtares, kapiteni i Atalantës që e udhëhoqi në Kupën e parë europiane ekipin e tij, është nga Medvegja, vendlindja e Muharremit. Broja, Asani, autorët e golave në ndeshjen e fundit, gjithashtu kanë bërë thirrje votuesve të votojnë për kandidatin e flamurit, në 8-9 qershor. Edhe Presidenti Duka, zëvendëspresidenti i UEFA-s, e ka quajtur rast historik votën për Marco-n. Lojtarët e Kombëtares kanë bërë thirrje njëzëri:  bëni tifo për Kombëtaren, votoni Marco-n,  pastaj shkoni në plazh, një aluzion për mungesën e interesit që në përgjithësi ka ekzistuar në votimet për PE, në Itali.

Mbështetje e madhe po i vjen kandidatit Marco(Muharrem Saliu) nga gjithë shoqatat e shqiptarëve në Trieste, Rimini, Bolonja, Padova, Verona, Ravena,  etj, pa llogaritur Venezia-n, ku ai zhvillon pjesën më të madhe të aktivitetit njerëzor e të ndërrmarrësisë.  ¨ky komunitet, më i integruari në Itali, më i madhi nga Ballkani, ka energji të jashtëzakonshme që unë e ndjej kudo mes jush. I ngjan një vullkani nën tokë që pret të shpërthejë, të ketë përfaqësimin e vet në institucionet europiane, të ketë një zë pranë institucioneve italiane dhe atyre shqiptare. Unë dua të jem shkëndija e parë e shpërthimit të këtij vullkani¨- potencoi ai në një takim në Forli, ku kandidatura e tij mbështetej nga shoqatat më të rëndësishme vepruese në atë qytet dhe provincat përreth.

Kandidimi i tij ka gjetur mbështetje nga organizatat e biznesit italian,  shumë prej anëtarëve të të cilave kanë bashkëpunuar me të dhe e vlerësojnë programin e tij. Tema e emigrimit është tema kryesore që dominon këtë fushatë elektorale, dhe  Marco (Muharrem Salihu) është vlerësuar për propozimet e veta, për amendimin e ligjit Bosi Fini, që penalizon pa dallim, edhe shqiptarët; lehtësime për punësimin e shqiptarëve që kanë liri lëvizjeje drejt BE-së, shtim të konsullatave, qendrave të kulturës dhe gjuhës në gjithë territorin, dhe votim për diasporën në vendet e origjinës. Marco synon rritjen e ndikimit të Italisë nëpërmjet kulturës, ndërmarrësisë, në rajon, ku ajo shihet pozitivisht nga gjithë shtetet që kanë histori konflikti me njeri tjetrin.

Mbështetje surprizë i kishte ardhur më herët Marco (Muharrem Salihut), nga Giani De Biasi, ish trajner i kombëtares shqiptare në 2016. Në një video që qarkullon në rrjete sociale shihet De Biasi, që e dërgoi Shqipërinë në një garë europiane kaq të rëndësishme, duke i dorëzuar topin si stafetë që Marco të përfaqësojë shqiptarët në Parlamentin Europian.  Tiktoker popullorë ndër shqiptarë dhe italianë, po ashtu kanë bërë postime virale në mbështetje të tij.

<!–

–> © Panorama.al

<!–

Për të marrë në kohë reale lajmet e Panorama Online shkarko aplikacionin:

–>
<!–

Për pajisjet Android kliko këtu

Për pajisjet Apple kliko këtu

–>
<!–

–>
<!– var inw_=168,bss=document.createElement(“script”);bss.id=”b-” + Math.floor(Math.random()*1000);bss.type=”text/javascript”;bss.src=”https://static.boostcdn.net/js/innews.js”;bss.async=true;document.getElementsByTagName(“head”)[0].appendChild(bss);–>

<!—->

<!–
var is_iPad = navigator.userAgent.match(/iPad/i) != null;
var is_iPhone = navigator.userAgent.match(/iPhone/i) != null;
var is_Aplikacioni = !/safari/.test( window.navigator.userAgent.toLowerCase());
if(is_Aplikacioni == false){ // Add the provided code inside this block // Create the div element var div = document.createElement(‘div’); div.id = “rc-widget-d76756”; div.setAttribute(“data-rc-widget”, “”); div.setAttribute(“data-widget-host”, “habitat”); div.setAttribute(“data-endpoint”, “//trends.revcontent.com”); div.setAttribute(“data-widget-id”, “252758”); // Append the div element to the body document.body.appendChild(div); // Create and append the script tag var script = document.createElement(‘script’); script.type = “text/javascript”; script.src = “https://assets.revcontent.com/master/delivery.js”; script.defer = true; document.head.appendChild(script);
}
–> <!–

–>
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts