Rastet me COVID në Britani janë ulur, por eksperti jep alarmin: S’duhet të gëzohemi, vlerësoj që vendi është në fillimet e një vale të tretë

Eksperti i njohur britanik, Ravi Gupta, mendon se vendi ndodhet në fillimet e një vale të tretë infeksioneve të COVID-19.

Gupta, ka thënë se edhe pse vendi ka raste infeksionesh relativisht të ulura, variant indian, që është duke qarkulluar në glob, mund të sjellë një rritje eksponenciale të numrit të infektimeve dhe viktimave.

Eksperti ka vlerësuar që vendimi për të hequr të gjitha masat në Angli, duke nisur nga 21 qershori, duhet të shtyhet.

“E vërtetë që numri i infektimeve është relativisht i ulët për momentin. port ë gjitha valët fillojnë me numër të ulët të rasteve dhe më pas bëhen shpërthyese. Shenjat që po shoh në vend, tregojnë se jemi në fillimin e një vale të tretë”, tha eksperti Gupta.

Më tej ai ka folur për shtyrjen e lehtësimit të masave, pasi sipas tij, nëse kjo gjë do të ndërmerret shpejt, situata do të jetë fatale.

“Duhet të vendoset një datë tjetër për lehtësimin e masave. Duhet të kuptojmë si shkojnë gjërat dhe masat të merren në përputhje me ecurinë e virusit. Këtë herë duhet të tregohemi të kujdesshëm.

Të presim dhe të shohim çdo të ndodhë. Kjo është një pandemi e vështirë, me situata dinamike. Ne duhet të bëjmë gjykimin dhe ecurinë e saj javë pas jave. Vetëm kështu, fitohet beteja me këtë virus”, tha për BBC Gupta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *