“Rasti i Bajramit pozitiv”, Skënder Gega: Ka futbollistë që 12 muajt e vitit ëndërrojnë të veshin fanellën e Shqipërisë

SHPËRNDAJE

Ish-trajneri i Kombëtares Shpresa dhe Partizanit, Skënder Gega, i ftuar në studion e “Supersport”, foli për lojtarët shqiptarë që janë rritur jashtë dhe zgjedhin të përfaqësojnë Kombëtaren kuqezi, duke u shprehur:

Gega

“Secili brez ruan kujtimet e tija.  Mundësitë dhe sakrificat kanë qenë të ndryshme. Duhet të jemi të gjithë krenar dhe të lumtur që sot Shqipëria është e hapur, kanë hyrë njerëz në sistem. Duhet të jemi optimist, nuk ka asgjë të keqe në qoftë se je rritur jashtë shtetit. Përfaqësimi i Kombëtares është detyrim.

Është vlerë dhe bursë ekonomike. Ka pasur njerëz që 12 muajt e vitit e kanë ëndërr ta veshin fanellën kuqezi. Ka pasur lojtarë që kanë luajtur në Serinë A dhe nuk e kanë pasur mundësinë ta veshin këtë fanellë. Rasti i Bajramit është shumë pozitiv. Janë krijuar kushtet. Që nga 2010 kur unë isha trajner, shumë gjëra kanë ndryshuar. Çdo përfaqësuesja ja rrit vlerat çdo lojtari”, u shpreh Gega.

PANORAMASPORT.AL





Te lidhura



Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *