Rasti i parë me Covid u zbulua në Kinë në Shtator të 2019

19:41 31/05/2021

Virusi doli nga laboratori i virologjisë në Wuhan

Mediat britanike hedhin dyshime të reja se rasti i parë i infektimit me COVID-19 është zbuluar në Kinë që në shtator të 2019-ës, tre muaj para se të pranohej zyrtarisht ekzistenca e këtij virusi. Rasti në fjalë përforcon dyshimet se COVID-19 doli nga laboratori i Wuhanit në Kinë.

COVID-19 mund të ketë dalë nga laboratori i virologjisë në Wuhan që në Shtator të 2019-ës. Dyshimet i hedhin mediat britanike që hedhin dyshime se një 61-vjeçare nga ky qytet që jetonte në një bllok banesash vetëm 1.5 kilometra larg këtij laboratori.

Ajo është identifikuar si “Pacientja Su” pasi identiteti i plotë nuk është bërë publik. Mediat britanike kanë zbuluar rastin e saj nga një intervistë që profesori i biostatistikave pranë Universitetit të Uhanit Ju Çanhua u ka dhënë disa portaleve të specializuara për informacione mbi mjekësinë në Pekin, përpara 8 Dhjetorit 2019, ditën kur autoritetet kineze vendosën të censuronin dhe filtronin informacionet mbi koronavirusin. Dyshime ka se 61-vjeçarja ka qenë përhapësja e parë, prej të cilës u infektuan edhe 3 ekspertë të tjerë të laboratorit të Uhanit në muajin Nëntor, rasti i të cilëve është objekt hetimi nga shërbimet amerikane të zbulimit.

Pak ditë më parë, media britanike Daily Mail publikoi raportin 22-faqësh të dy profesorëve, britanikut Angus Dalgleish dhe norvegjezit Birger Swrensen, të cilët arrijnë në përfundimin se COVID-19 u krijua në laboratorin e Uhanit, si pjesë e një studimi me pjesëmarrjen e ekspertëve amerikanë për të testuar se sa ngjitës mund të ishte një virus i krijuar në mënyrë jo natyrale.

Tv Klan


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *