Rasti i parë me ethet Marburg në Afrikën Perëndimore u raportua në Guine

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se në Guine është identifikuar një rast me ethet Marburg dhe se ky rast është i pari në Afrikën Perëndimore.

Në njoftimin e bërë nga Drejtoria e OBSH-së në Afrikë, thuhet se në mostrat e marrë nga një pacient i cili u trajtua në një klinikë në rajonin Gueckedou në jug të vendit dhe më pas humbi jetën, është hasur ethe Marburg.

Instituti Pasteur në Senegal, në të cilin u dërguan mostrat, gjithashtu konfirmoi diagnozën e etheve Marburg.

Në njoftim më tej thuhet se epidemia e Ebola-s që kishte shpërthyer mes viteve 2014-2016 dhe në 20210 në vend, gjithashtu ishte zbuluar në Gueckedou.

Ethet Marburg kanë potencialin të përhapen në një zonë të gjerë, thuhet në njoftim, duke shtuar se Guinea po punon me autoritetet lokale, duke përfituar nga përvoja e saj në luftimin e Ebola-s, e cila transmetohet në mënyrë të ngjashme.

Gjithashtu thuhet se rajoni ku është zbuluar virusi është në kufirin me Liberinë dhe Bregun e Fildishtë.

Shkalla e vdekshmërisë mund të arrijë deri në 90 për qind

Virusi Marburg, një “lloj i afërt” me Ebola-n, për herë të parë ishte zbuluar në një laborator në qytetin Marburg të Gjermanisë në vitin 1967.

Ethet Marburg transmetohen tek njerëzit nëpërmjet lakuriqëve të pemëve, ndërsa mes njerëzve transmetohet nga personat e infektuar nëpërmjet lëngjeve trupore ose kontaktit.

Tek personat e infektuar efekte të tilla si ethe të larta, dhimbje koke të forta, dobësi, të vjella shfaqen menjëherë dhe tek shumë pacientë brenda 7 ditëve zhvillohen manifestime të rënda hemorragjike.

Ethet Marburg nuk kanë ndonjë vaksinë ose trajtim të veçantë, ndërsa shkalla e vdekjes varion nga 23 për qind deri më 90 për qind.

Që nga viti 1967 kur për herë të parë u zbulua virusi në Afrikën jugore dhe lindore si dhe në Evropë janë raportuar 12 raste me epideminë Marburg.

Në Sierra Leone, shteti Afrikës perëndimore, në vitin 2018 u gjet virusi tek një lakuriq, por nuk u regjistrua ndonjë rast tek njerëzit.

Në epideminë e etheve Marburg në Angola në vitin 2005, 90 për qind të 252 personave të kontraktuar me virusin kishin humbur jetën.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *