Rasti i tij u denoncua nga emisioni investigativ, jep dorëheqjen doktori që “të shëronte me seks”

rasti i tij u denoncua nga emisioni investigativ jep doreheqjen doktori qe te sheronte me seks
rasti i tij u denoncua nga emisioni investigativ jep doreheqjen doktori qe te sheronte me seks

15:32 25/11/2021

Ka dhënë dorëheqjen një doktor italian, i cili është kapur në një hotel me një paciente gjysmë të zhveshur, të cilës i kishte thënë se do ta shëronte nëse do të bënte seks me të.

“Kam kërkuar dorëheqjen nga Regjistri i mjekëve”, deklaroi ai.

Këtë gjë e ka komunikuar ai nëpërmjet avokatit të tij, avokatit Roberto Eustachio Sisto.

Rasti i gjinekologut, Giovanni Miniello u zbulua nga emisioni investigativ “Le Iene”.

Ai u propozoi pacientëve, si kurë për virusin papilloma dhe si parandalim të kancerit, marrëdhënie seksuale me të.

rasti i tij u denoncua nga emisioni investigativ jep doreheqjen doktori qe te sheronte me seks 1

Edhe pasi ka dhënë dorëheqjen, mjeku vazhdon të mbrojë “terapinë”.

“Kam trajtuar me sukses qindra gra për mbi 40 vjet, kam sjellë në jetë qindra fëmijë të tyre dhe kam propozuar vetëm një trajtim alternativ”, thotë ai.

Pas publikimit të rastit, dhjetëra dëshmi kanë mbërritur me e-mail në redaksinë e televizionit që ka denoncuar rastin në fjalë.

“Nuk doja ta bëja, por ai më tha se vetëm kështu do të shërohesha”, “Filloi të më përndjekte, gjithnjë më thërriste dhe me frikë, u dorëzova”, ishin disa nga dëshmitë e “pacientëve” të tij.

Hetimet vazhdojnë. Ndaj mjekut gjinekolog, i cili është 68 vjeç, është në pension dhe vazhdonte të ushtronte profesionin si privat, është hapur një procedim disiplinor edhe nga Shoqata Mjekësore e Barit./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts