Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë, KQZ: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur në kohë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka bërë të ditur se janë hapur në kohë të gjitha qendrat e votimeve në 21 komuna, ku po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një konferencë për media tha se janë hapur në kohë të gjitha vendvotimet, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar.

Ai tha se numri i qendrave të votimit është 575, me 1638 vendvotime.
“Numri i qytetarëve me të drejtë vote në raundin e dytë e që u takojnë këtyre 21 komunave është 1,260,571”, tha ai, duke ftuar qytetarët e këtyre 21 komunave ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *