Raundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare në Francë, sondazhi sugjeron se Tubimi Kombëtar s’do të fitojë shumicën absolute

raundi i dyte i zgjedhjeve parlamentare ne france sondazhi sugjeron se tubimi kombetar sdo te fitoje shumicen absolute



































Partia franceze e ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar, pritet të mos fitojë shumicën absolute në rundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare, që mbahen të dielën, më 7 korrik. Kështu u tha në një sondazh i publikuar të enjten, që sugjeron se puna e partive tradicionale po funksionon për të penguar të djathtën ekstreme që të fitojë shumicën absolute.

le pen

Ky është sondazhi i dytë u publikuar brenda pak ditësh që sugjeron se Tubimi Kombëtar i Marine Le Pen do të fitojë më shumë ulëse parlamentare se çdo parti tjetër, por nuk do të arrijë të ketë 289 ulëset e nevojshme për të pasur shumicën absolute.

Rezultatet e sondazhit sugjerojnë se vendimi i “frontit republikan” , nga i cili shumë se 200 kandidatë në mbarë spektrin politik u tërhoqën nga rundi i dytë i votimit për t’i hapur rrugë kujtdo që ka gjasa më të mëdha që të mposhtë Tubimin Kombëtar në qarqet e tyre, po jep rezultate.

Sondazhi i IFOP i realizuar për LCI dhe Le Figaro tha se Tubimi Kombëtar do të fitojë mes 210 deri në 240 ulëse, nga 240-270 sa pritej të fitonte, para se të tërhiqeshin më shumë se 200 kandidatë.

Fronti i Ri Popullor, i majtë, pritet të dalë në vendin e dytë me 170 deri në 200 ulëse, ndërkaq në vendin e tretë pritet të dalë grupi centrist i presidentit Emmanuel Macron, që pritet të fitojë 95 deri në 125 ulëse. Republikanët, ndërkaq, parashikohet se do të fitojnë 25 deri në 45 ulëse në Asamblenë Kombëtare prej 577 ulëshesh.

Një ditë më herët, sondazhi i Harris Interactive parashikoi se Tubimi Kombëtar do të fitonte 190 deri në 220 ulëse.

Partia Tubimi Kombëtar ka thënë se nuk do të udhëheqë Qeverinë e re nëse nuk e fiton shumicën absolute.

Le Pen dhe shefi i partisë, Jordan Bardella, po ashtu vazhdimisht kanë kritikuar “frontin republikan”, duke thënë se po përbuzë votuesit e tij./rel

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts