
18:08 23/04/2022
Sondazhet e deritanishme favorizojnë Macron
Këtë të dielë mbahet në Francë raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, i cili do të vendosë se kush do të udhëheqë në 5 vitet e ardhshme ekonomine e dytë më të madhe të Europës.
Presidenti aktual pro – europian Emanuel Macron është përballëpërfaqësueses së të djathës ekstreme Marine Le Pen në një tjeter garë të ethshme. Sondazhet e fundit tregojnë se Macron është një fitues më i mundshëm i këtyre zgjedhjeve, por me një diferencë shumë më të vogël se në vitin 2017 kur ai mundi Le pen me 66 % të votave.
Megjithatë këto zgjedhje janë një sfidë për presidentin aktual Makron pasi të majtët janë të mërzitur me disa vendime të marra gjatë presidencës së tij. Sondazhet tregojnë se votuesit janë të pakënaqur me politikën ekonomike të Macron, por ajo çfarë e favorizon atë është se ka arritur nivelin më të ulët të papunësisë ndër vite.
Në krahun tjetër nëse Le Pen fiton, do të ketë një ndryshim rrënjësor të politikave të brendshme dhe ndërkombëtare të vendit, gjë e cila mund të sjellë një zemërim të furishëm të popullit francez.
Kandidatja e ekstremit të djathtë ka pjesë të programit të saj mbizotërimin e kushtetutës Franceze mbi ligjin ndërkombëtar, tërheqjen e Francës nga komanda e integruar e NATO-s, si edhe krijimin e Aleancës Evropiane të Kombeve që synon të zëvëndësojë Bashkimin Europian.
Tv Klan
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al