RD e Kongos, 3 të vdekur nga rrëzimi i një avioni komercial

Një aeroplan u rrëzua në Republikën Demokratike të Kongos, me çka tre persona kanë humbur jetën, përfshirë dy anëtarë të ekuipazhit dhe një pasagjer.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00 me kohën lokale (1100GMT) në Aeroportin Kavumu në Bukavu, kryeqytetin e provincës lindore Sud-Kivu, njoftoi Radio Okapi e drejtuar nga OKB.

Dëshmitarët thanë se bëhet fjalë për një avion komercial të kompanisë KIN AVIA, i cili nuk arriti të ngrihej dhe u përplas në një terren moçalor jo shumë larg aeroportit.

Shkaku i rrëzimit ende nuk dihet.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *