RD e Kongos, dhjetëra rebelë të vrarë në përleshjet me forcat e sigurisë

Në konfliktin midis një grupi rebel dhe forcave të sigurisë në provincën lindore Ituri të Republikës Demokratike të Kongos u vranë 41 rebelë dhe 2 ushtarë.

Sipas lajmeve të mediave kombëtare përplasjet midis forcave të sigurisë dhe grupit rebel Aleanca për Zhvillimin e Kongos (CODECO) shpërthyen në provincën Ituri.

Në konflikt u vranë 41 rebelë dhe 2 ushtarë, ndërsa forcat e sigurisë morën kontrollin e zonës.

Në rajon për një kohë të gjatë ka pasur përplasje të dhunshme midis Forcave të Armatosura të Republikës Demokratike të Kongos (FARDC) dhe rebelëve të aleancës CODECO.

Në muajin e fundit 150 civilë humbën jetën në sulmet e armatosura në rajon.

Rajonet lindore të Kongos në kufi me Ruandën, Ugandën dhe Burundin për 20 vjet me radhë kanë qenë skenë e sulmeve dhe përplasjeve nga grupe të armatosura të cilët po përpiqen të kontrollojnë burimet nëntokësore të tilla si ari dhe kobalt me ​​rezerva të larta.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, në 8 muajt e fundit, afërsisht 1.300 civilë janë vrarë në Republikën Demokratike të Kongos dhe më shumë se 510.000 civilë janë zhvendosur për shkak të konfliktit të vazhdueshëm në rajonet Ituri, Kivu Verior dhe Kivu Jugor.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *