RD e Kongos, evakuohen rreth 416 mijë njerëz pas shpërthimit të vullkanit

Rreth 416.000 njerëz në pjesën lindore të Republikës Demokratike të Kongos (RDK) u zhvendosën për shkak të shpërthimit të vullkanit, njoftoi Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) në raportin e saj tha se qyteti Goma vazhdon të regjistrojë një kthim gradual të banorëve që u larguan pas urdhrit të evakuimit më 27 maj.

Disa kisha në lagje të ndryshme mbajtën shërbimin e të dielës, përfshirë ato që ndodheshin në zonën e kuqe. Aktivitetet në Goma po rikthehen ngadalë, dhe se disa dyqane janë hapura në disa zona të qytetit, sipas OCHA-së.

Zyrtarët vizituan personat e zhvendosur brenda vendit në qytetin Sake të shtunën dhe iu kërkuan atyre të jenë të durueshëm lidhur me kthimin e tyre në Goma.

Vullkani në Malin Nyiragongo shpërtheu më 22 maj, ndërsa rrjedha e lavës u zhvendos në lindje drejt Ruandës fqinje, duke lënë të vdekur më shumë se 30 njerëz, si dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme dhe humbje të pasurisë gjatë rrugës.

Observatori i Vullkanit Goma gjithashtu ka paralajmëruar se rreziku i një shpërthimi të ri është real.

Të paktën 250 njerëz humbën jetën pas shpërthimit të malit Nyiragongo në vitin 2002, ndërsa mbi 120.000 banorë mbetën të pastrehë nga lava që arriti në Goma.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *