RD e Kongos, rritet në 61 numri i të vdekurve nga fundosja e barkave

Numri i njerëzve që humbën jetën si pasojë e fundosjes së nëntë motobarkave pranë rajonit Bumba të Republikës Demokratike të Kongos (KDC) më 9 tetor u rrit në 61.

Zëdhënësi i Qeverisë së Shtetit Mongala, Nestor Magbado, në një deklaratë tha se numri i njerëzve që humbën jetën si rezultat i fundosjes së mjeteve lundruese që shkonin nga rajoni Tshopo në rajonin Bumba përmes lumit Kongo, me gjetjen e trupave të 11 të tjerë u rrit në 61.

Magbado theksoi se 13 gra dhe dhjetë fëmijë ishin mes të vdekurve.

Duke deklaruar se përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit janë duke vazhduar, Magbado tha se ata vlerësojnë se në barkat ku u shpëtuan 30 pasagjerë kishte pasur 150 pasagjerë.

Gjithashtu theksohet se aksidentin e shkaktuan kushtet e këqija të motit, transporti i udhëtarëve dhe ngarkesa mbi kapacitetin e barkave.

Në shtetin Mongala është shpallur tri ditë zie.

Sidomos gjatë shirave sezonalë, aksidentet shkaktohen nga mirëmbajtja e dobët e varkave dhe fakti që ata marrin udhëtarë dhe ngarkesat mbi kapacitetin e tyre.

Për shkak të mungesës së rrugëve të asfaltuara në RDK, liqenet dhe lumenjtë përgjithësisht përdoren për transport.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *