Reagon Kremlini pas publikimit të pamjeve të supozuara të fundosjes së luftanijes ruse

20:15 18/04/2022

Më herët, sollëm imazhe për të cilat supozohet se janë pamje nga momentet e fundosjes së luftanijes ruse Moskva javën e kaluar.

Sipas një analize të BBC, imazhet e bëra publike përputhen me formën dhe sizajnin e luftanijes ruse Moskva.

Së fundmi lidhur me këto pamje, ka reaguar Kremlini.

“Ne i pamë pamjet, por nuk mund të themi se sa autentike dhe të vërteta janë ato”, tha zëdhënësi i presidentit Vladimir Putin, Dmitry Peskov.

Ukraina ka deklaruar se ka goditur me sukses luftanijen me dy raketa Neptun të prodhimit ukrainas, ndërsa Moska pretendon se anija u dëmtua pas një shpërthimi dhe më pas u fundos për shkak të stuhisë në det./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com