Reagon sërish Rusia: Nuk do të përdorim armë bërthamore në Ukrainë

Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore në Ukrainë, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Alexei Zaitsev. Zaitsev tha për gazetarët të premten se përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia nuk përkon me qëllimet e Moskës në pushtimin e Ukrainës..

“Armët bërthamore nuk mund të përdoren për realizimin e qëllimeve, që janë përcaktuar në kornizën e operacionit të posaçëm ushtarak në Ukrainë”, tha ai.

Zaitsev tha se sipas doktrinës bërthamore të Rusisë, këto lloje armësh mund të përdoren vetëm nëse rrezikohet ekzistenca e shtetit. Zyrtarët perëndimorë publikisht kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me rrezikun e përdorimit të armëve bërthamore në pushtimin rus të Ukrainës.

Kremlini ka thënë se deklaratat e zyrtarëve perëndimorë për këtë çështje rrezikojnë përshkallëzimin e situatës, edhe pse presidenti rus, Vladimir Putin, pak kohë pas nisjes së pushtimit të Ukrainës, urdhëroi që forcat bërthamore të vendit të vihen në gatishmëri të lartë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com