Reali bën ofertën e re për Mbape, presidenti i PSG përgjigjet dhe flet për Kristiano Ronaldon










Real Madrid sot ka bërë një ofertë tjetër të përmirësuar për të siguruar firmën e Kilian Mbape. Mediat në Spanjë kanë bërë të ditur se madrilenët i janë afruar shifrës prej 180 milionë eurosh që mendohet se kërkon PSG për futbollistin, shumë të cilën e shpenzuan kur e morën nga Monako.

al khelaifi perez

Oferta e Realit raportohet se është një pagesë prej 170 milionë eurosh për kartonin e tij, plus bonuse që do të çonin këtë shifër në 180 milionë euro. Një paketë mjaft interesante, por që duket se nuk tërheq edhe aq shumë PSG-në, të paktën sipas fjalëve të presidentit Naser Al Khelaifi, i cili duke komentuar shortin e Ligës së Kampioneve, ai ka folur edhe rreth kësaj teme.

“Mbape? Do të jem shumë i qartë. Pozicioni i klubit rreth Mbape është shumë i qartë. Nuk do ta përsëritim. Kemi qenë shumë të qartë dhe kjo nuk do të ndryshojë”, tha ai, duke iu referuar qëndrimit të Leonardos që dëshira është të mbahet lojtari dhe nëse kërkon largimin, atëherë do të ndodhë vetëm me kushtet që vendos PSG-ja.

Ndërkohë, ai u pyet edhe rreth zërave për një transferim të mundshëm të Kristiano Ronaldos te parisienët, duke shuar menjëherë çdo zë. “As që e kemi menduar ndonjëherë”, theksoi pronari i klubit parisien.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *