Reali dhe Franca, Mbape “problem” për të… gjithë

reali dhe franca mbape problem per te gjithe



































Rekruti më i ri i Realit të Madridit po kalon një periudhë fatale. Pasditen e së martës kundër Portugalisë, në një ndeshje që tregoi edhe një herë se përveç maskës për të mbrojtur hundën, e cila ia zvogëlon vizionin e lojës, ai nuk arriti në turneun në tokën gjermane në gjendjen më të mirë fizike.

mbape

Duhet shtuar se 25-vjeçari mbërriti në turneun gjerman me shqetësim në shpinë dhe kyçin e këmbës. Nëse marrim parasysh se koha e tij e lojës u zvogëlua në mënyrë drastike me PSG-në pasi i njoftoi Al Khelaïfi në shkurt largimin e tij në fund të sezonit, realiteti është se ka qenë shumë e vështirë për të parë një paraqitje optimale nga ana e tij. Nuk është rastësi që Mbape po luan kaq “larg nivelit të tij më të mirë”.

SHQETËSIM TE REALI – Në rrjetet sociale, por sidomos në mediat transalpine, shumë përdorues janë të shqetësuar për nivelin e lojës që ofron kapiteni i “Gjelave”, i cili nuk po i përmbush pritshmëritë. Sipas “L’Equipe”o të ishte interesante nëse Mbape do të merrej në pyetje për humbjen e cilësisë së tij parësore, domethënë futjes së tij në thellësi. Udhëzime? Dëshira e tij për të ndryshuar lojën e tij? Lodhje fizike? Është gjithnjë e më shumë flagrante dhe shumë frustruese e gjithë kjo që po ofron Franca në Europian ku ka arritur gjysmëfinalet pa shënuar asnjëherë në aksion e sipër. Edhe tek Reali i Madridit kanë nisur shqetësimet e para. Ançeloti dhe drejtuesit kanë frikë nga niveli i lojës që po shfaq lojtari i tyre i ri në Euro. Edhe tifozët e kanë treguar këtë në rrjete sociale, teksa Deshamp dhe lojtarët e tij nuk janë aspak të shqetësuar sepse ekipi vërtetë nuk shënon, por as i shënojnë dot.

FRANCA E VJETËR – Cilësia e nënkampionëve të Botës është e padiskutueshme, megjithatë Franca mund t’i rikthehet 4-3-3-shit me Zhirunë si pykë kundër Spanjës. Dembele e Mbape do të vepronin nga korsitë dhe me këtë zgjidhje taktike mund të çlirohet edhe kapiteni e njëkohësisht të zgjidhet problemi i golit pasi Muani dhe Turam i kanë shpërdoruar shanset dhe besimin e trajnerit në mënyrën më të keqe.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts