Reali i kthehet kampionatit pas fitores në Champions, Ançeloti: Benzema si Van Basten, për mua vendos klubi!









PanoramaSport.al/ Reali i Madridit ka përjetuar një mes javë magjike në Ligën e Kampioneve me triumfin 1-3 në fushën e Çelsit në takimin e vajtjes në çerekfinale.

ANCELOTI 1

Pas Çelsit, madrilenët kthehen në kampionat, teksa sot do të presin Getafen, një rival i veçantë për trajnerin Karlo Ançeloti.   Pikërisht ndaj Getafes më 23 maj 2015 Ançeloti paraqitej për herë të fundit si trajner i Realit në etapën e tij të parë në Madrid. Ishte një fitore e madhe 7-3 e “Los Blancos”.  Pas 7 vitesh Ançeloti gjen sërish të njëjtin rival. Italiani është paraqitur në konferencën për shtyp para takimit ndaj Getafes, duke u ndalur në një sërë temash, duke përfshirë edhe atë për të ardhmen e tij. Ndonëse në Madrid nuk ka mëdyshje për punën e italianit, Ançeloti ka saktësuar se në fund të sezonit do të jetë klubi që do të vendosë se çfarë do të bëjë me të.

E ARDHMJA NË MADRID – “Gjithçka do të mësohet në fund të sezonit. Klubi do të ulet, do të bëjë bilancin, vlerësimet e veta dhe në fund do të marrë një vendim. Unë përpiqem të bëj punën time, duke shfrytëzuar çdo ditë në Madrid”.

BENZEMA DHE VAN BASTEN – “Shikoni, për mua është shumë e ndërlikuar për të bërë krahasime mes lojtarësh që kanë luajtur në periudha të ndryshme të historisë. Por di të them me siguri se Benzema do të ishte mjaft i kënaqur nëse do ta krahasonin me Van Bastenin. Po ashtu dhe Markos do t’i bëhej qejfi që do ta krahasonin me Benzemanë”.

KRITIKAT – “Gjithkush mund të flasë atë që mendon, por unë e shoh çdo ditë skuadrën dhe nuk kam vënë re ndonjë problem fizik. Ata që flasin lart e poshtë nuk e kanë idenë se çfarë ndodh çdo ditë në një skuadër. Fati im është se jam i ekuilibruar. Po ashtu kam pasur fat në jetë. Trajneri bie në sy vetëm kur skuadra humbet. Natyrisht që çdo trajner qëllon dhe t’i bëjë llogaritë gabim. Por edhe lojtarët kanë pjesën e tyre. Por ne duhet t’i pranojnë gjërat siç janë”.

BEJL – “E kam parë mirë dhe këtë kërkon t’ia tregojë ekipit. Ai dëshiron të ketë një fund të lumtur në Madrid dhe do të ishte e drejtë që lamtumira e tij nga ‘Bernabeu’ të ishte e këndshme. Ai është pjesë e historisë së këtij klubi me golat e tij, me punën dhe titujt e fituar”.

SEZONI – “Deri më tani kjo skuadër ka dhënë gjithçka mund të jepte. Nuk mund t’i kërkoj më shumë. Jemi në pozita komode”.

GETAFE – “Mendoj se problemi më i madh është ai mental, nuk duhet të lëshojmë në kampionat përtej asaj çfarë bëmë me Çelsin në Champions. Nëse nuk luajmë të përqendruar këto ndeshje, mund të kthehen në një ferr”./ Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *