Reali kërkon t’i vjedhë Mbape, PSG prish traditën historike para sfidës në Champions me madrilenët








Dueli mes PSG dhe Real Madrid në Ligën e Kampioneve nuk do të jetë një sfidë vetëm për kalimin e turit. Dy skuadrat janë kthyer në armike të përbetuara në vitet e fundit edhe sa i parket merkatos, duke kërkuar shpesh të njëjtit lojtarë, ndërsa situata me Kilian Mbape, ka përkeqësuar edhe më shumë raportet.

psg real

Kjo ka shtyrë klubin parisien dhe atë madrilen që të anulojnë një prej ceremonive tradicionale të pragndeshjeve ndërkombëtare, darkën që zhvillohet një ditë para duelit. Sot, delegacionet e dy ekipeve duhej të takoheshin në restorantin me famë botërore “Guy Savoy”, i vlerësuar si më i miri në botë për vitin 2020.

Por tashmë kjo darkë është anuluar dhe skuadrat thjesht do të shkëmbejnë dhuratat në stadium para sfidës. Një ngjarje që konfirmon se sa është tensionuar situata mes klubeve pasi Reali nuk e ka fshehur dëshirën për të firmosur me Mbape në fund të sezonit me parametër zero, duke tunduar lojtarin i cili ka refuzuar deri tani çdo lloj oferte për rinovim nga parisienët.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *