Reali me një këmbë në gjysmëfinale, Bajerni kërkon kthesën në Mynih / Ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve në Champions









Sot luhen sfidat e kthimit të çerekfinaleve në Ligën e Kampionëve, me dy supersifda që do të vendosin dy emrat e parë gjysmë –finalist të këtij kompeticioni.

champions 1

Real ii Madridit pret në “Santiago Bernabeu” Çelsin. “Galaktikët” shihen favoritë kryesorë pas ndeshjes së parë të fituar në Londër me shifrat 1-3 dhe tani duhet t’i luajnë kartat e tyre siç duhet për të arritur në fazën tjetër.

Por ekipi i Tomas Tuhel nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe do të japë maksimumin në këtë takim.

Në sfidën tjetër, Vijareali do të udhëtojë në Mynih, ku do të ndeshet me Bajernin. Spanjollët arritën një fitore të madhe përpara një jave me shifrat 1-0 dhe tani kërkojnë të kalojnë në fazën tjetër për të vazhduar ëndrrën e tyre.

Gjithsesi Bajerni është arë që në sfidën e kthimit bën kthesën e madhe dhe të njëjtën gjë do të kërkojë dhe në këtë takim.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.