“Reali, përmbushja e ëndrrës së karrierës sime”, luajti i dëmtuar dhe fitoi, Benzema: Dua “Topin e Artë”!








Që kur ishte Kristiano Ronaldo në ekip, por edhe më shumë tani me largimin e portugezit, Karim Benzema është kthyer në pikën e referimit të Realit të Madridit. Francezi ka bërë një sezon të shkëlqyer dhe kështu e ka nisur dhe këtë edicion, që e ka renditur atë mes favoritëve për të fituar “Topin e Artë” në fundin e nëntorit.

BENZEMA

Çmimi prestigjioz do të jepet më 29 nëntor dhe Benzema nuk e ka fshehur se ëndërron ta fitojë këtë trofe individual pas shumë titujsh të fituar me Realin dhe me Francën. E hëna që lamë pas ka shënuar edhe mbylljen e votimeve për fituesin e “Topit të Artë” dhe tani të gjithë janë në ankth për të mësuar se kush do të jetë “mbreti” i ri i botës.

Listën e pretendentëve e kryeson Lionel Mesi e pas tij vijnë Levandovski e Zhorzhinjo, por nuk përjashtohen as surpriza. Duke folur pas fitores në “Klasiken” kundër Barcelonës, sulmuesi francez i Realit ka nënvizuar se ky trofe mbetet një ëndërr për të, sikurse ka qenë edhe të luante për fanellën e Realit. Nëse njërën ëndërr e ka plotësuar, tjetra vijon të mbetet në sirtar. “Nuk janë vetëm golat ata që të bëjnë të fitosh ‘Topin e Artë’.

Nëse mendon vetëm për golat, humbet shumë energji. Po aq sa golat janë të rëndësishme edhe veprimet e tjera në fushë, veprimet teknike dhe ndihma që jep për ekipin, pasimet, kontrollet. Personalisht jam një lojtar që më pëlqen loja e bukur”, ka thënë Benzema.

Më tej, ai ka vijuar: “‘Topi i Artë’, siç e kam thënë dhe më parë, është një ëndërr e fëmijërisë sime. Për mua ka rëndësi që jam mes kandidatëve, në listën finale.

Një tjetër ëndërr që kam pasur ishte të luaja me Realin dhe të fitoja Ligën e Kampioneve. Këto dy të fundit i kam përmbushur”. Duke iu kthyer përballjes të së dielës kundër Barcelonës, mediat spanjolle kanë raportuar se Benzema ka luajtur i dëmtuar përballë Barçës.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *