Realizoi një “perlë” ndaj Mançester Junajtidit, Xhaka: Më kishte munguar goli pas kaq kohësh









Granit Xhaka shënon një gol shumë të rëndësishëm për Arsenalin që duket edhe si një shenjë përfundimtare paqeje për krisjen me tifozët 2.5 vite më parë.

GRANIT XHAKA

“Jam shumë i lumtur me 3 pikët dhe së dyti që ndihmova skuadrën me një gol. Nuk kisha shënuar prej një kohe të gjatë dhe është e bukur ta bësh përpara tifozëve.

Por e theksoj se gjëja më e mirë janë tri pikët. E nisëm mirë ndeshjen, por në pjesën e dytë ishte e barabartë. Junajtidi po ushtronte presing dhe ishte shumë më mirë.

Penalltia e humbur nga ata na ndihmoi. Nuk është hera e parë që shënojmë dhe pësojmë menjëherë më pas.

E bëmë dy herë kundër Çelsit. Duhet të tregohemi më të zgjuar dhe të kemi një mentalitet të fortë 5 minutat pas golit”, tha mesfushori i “Topçinjve” për mikrofonat e “BT Sport”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com