Rebelimi i Wagner/ “Sfidë ndaj autoritetit të Putin”, Blinken: Kryengritja shfaqi përçarjet e lidershipit rus

Teksa ka komentuar rebelimin e mercenarëve të Wagner në Rusi, Sekretari i DASH, Anthony Blinken e ka cilësuar këtë ngjarje si një “sfidë të drejtpërdrejtë ndaj autoritetit të Vladimir Putin”.

Sipas tij kjo kryengritje ndaj fuqisë së Kremlinit ka shfaqur “mangësi dhe përçarje serioze” në lidershipin ushtarak të Rusisë.

I pyetur nëse SHBA ishte “përgatitur për rënien e mundshme të qeverisë së Putinit” dhe nëse rezervat bërthamore të Rusisë ishin “të sigurta”, Blinken tha: “Ne gjithmonë përgatitemi për çdo rast”.

“Natyrisht, kur kemi të bëjmë me një fuqi të madhe, veçanërisht një fuqi që ka armë bërthamore, kjo është diçka shqetësuese, diçka për të cilën jemi shumë të fokusuar”, u shpreh Blinken.

Sakaq, Blinken tha se presidenti amerikan, Joe Biden, nuk është përpjekur të kontaktojë me Vladimir Putin që nga rebelimi i Wagner.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts