Receta për të dalë nga kriza/ Alegri me “dorë të hekurt”, lojtarët e Juventusit do të qendrojnë për 1 javë në…








Një krizë që mesa duket nuk ka fund! 15 pikë në klasifikim dhe një nisje e kampionatit në mënyrë katastrofale.

ALEGRI

Pas humbjes turpëruese ndaj Veronës në transfertë mbrëmjen e djeshme me rezultatin 2-1 dhe pas stërvitjes të paradites së sotme, trajneri Masimiliano Alegri ka vendosur se Juventusi do të duhet që të rri në grumbullim deri të shtunën e ardhshme, ku në stadiumin “Allianz” do të mbërrijë Fiorentina.

Në mesjavë në ndeshjen në Champions ndaj Zenitit në stadiumin “Allianz”, Alegri do me çdo kusht triumfin për të blinduar përfundimisht kualifikimin për në fazën e 1/8-ve.

Një javë e gjitha për të vendosur pikatn mbi “i” me një dorë të hekurt dhe për të gjetur mënyrën e duhur për të dalë nga ky moment i errët.

Në këtë moment, pas katër humbjeve në total në kampionat, sidomos pas dy disfatave radhazi, qëndrimi në “J-Hotel” mesa duket për Juventusin është zgjidhja e vetme për të bërë grupin më kompakt dhe të bashkuar.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *