Reciprociteti i targave/ Komunat në veri të Kosovës refuzojnë zbatimin e saj: Kjo lëvizje na shndërron në pengje

Prej ditësh situata në veri të Kosovës është e tensionuar për shkak të debateve që ka shkaktuar vendimi i qeverisë së Kosovës për reciprocitetin e targave me Serbinë. Përfaqësuesit e shqiptarëve në komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, që ndodhen në jug të Serbisë, kanë kërkuar nga qeveria e Kosovës që këto komuna të përjashtohen nga vendimi për reciprocitet të targave të automjeteve.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Ragmi Mustafi, tha për Radion Evropa e Lirë se kërkesa është bërë për shkak të problemeve në qarkullim të banorëve të këtyre komunave të shkaktuara nga vendimi për reciprocitetin e targave.
Ai tha se është kërkuar që të mundësohet liria e lëvizjes për të gjithë qytetarët.

Megjithatë për përfaqësuesit shqiptar të Luginës së Preshevës, vendimi i qeverisë së Kosovës, sipas Mustafit është politikisht i kuptueshëm por zbatimi i tij është i diskutueshëm sepse shqiptarët nga Lugina e Preshevës i shndërron në pengje të Prishtinës dhe Beogradit.

“Ne mbështesim çdo vendim të Prishtinës që forcon shtetësinë e Kosovës, por kjo lëvizje na bën peng. Ajo ka goditur më shumë shqiptarët nga Lugina e Preshevës, të cilët kanë lidhje familjare dhe historike me Kosovën”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *