Reciprociteti me Serbinë, fillon nga Medvegja dhe komunat e tjera. Tani!

Kur lexoj për historinë e viseve tona, tkurrjen e masën tonëkombëtare, eksodet, genocidin, në territorin e Serbisë sësotme, në Kosovë, në Greqi, në shekullin e nëntëmbëdhjetëapo njëzetë, më kap trishtimi. Mirepo për secilën prej këtyre eksodeve, ka një shkak të fuqishëm pse ka ndodhur.

Shqipëria, shqiptarët nuk ishin një faktor i organizuar shtetëror.

Nuk kishin aleatë të fuqishëm perëndimorë.

Asokohe nuk kishte media që të trajtonte tragjeditë e tyre.

Bota ka patur histori të ngjashme anembanë globit.

Historia diku na ka shpaguar, drejtësia është vënë në vend si në rastin e Kosovës.

Mirpo kur jetoj në lëkurën time, shpërnguljet, eksodin e shqiptarëve në Republikën e Serbisë, më kap dëshpërimi.

Situata po bëhet gjithmonë e më e keqe. Ndërkohë në letra shqiptarët janë të organizuar në realitete shtetërore tërespektueshme. Ne jemi si komb të integruar në organizata botërore, kemi boll miq perëndimorë. Mediat botërore mbulojnë në kohë reale gjithçka.

Atëherë, pse ne jemi sërish viktima të një tretjeje, gërryerje, zhvendosjeje, përtharjeje, zhdukjeje, humbje të ekzistencës në trojet tona amtare në Serbi dhe sot në shekullin e njëzetë e një?

Mos vallë e kemi fajin ne? Dimë ta shajmë tjetrin, nëse e llogarisim si të pandryshueshme strategjinë e të tjerëve për tëna katandisur në statistika dramatike, mirepo nuk po bëj thirrje për sharës, por për të korrigjuar gabime historike.

Shqipëria në fillim, Kosova më pas, të dyja bashkë apo veç e veç, e kanë fajin. Unë them se po, ndaj dua të bëj thirrje: mjaft heshtëm, mjaft me pasivitet, nesër është vonë!

Nesër nuk do të kemi më shqiptarë në tre komunat nëRepublikën e Serbisë.

Të gjitha këto mu kujtuan ndërsa kryeministri i ri Kosovës, zotëri Albin Kurti ka shkuar në Bruksel, pra filloi më në fund të marrë pjesë në një jetë ndërkombëtare aktive, pas Presidentes që ishte në Samitin e Brdo Brijunit. Kurti sot është Kryeministri kosovar me votën popullore më të madhe pas Rugovës, i cili megjithatë ishte në rrethana të tjera. Njëvotë më e madhe popullore është sukses i madh vetëm ditën e votimit dhe në librat e historisë elektorale. Është përgjegjësi më e madhe se të tjerët ta përkthesh në besim këtë votëmasive. Ne duam të besojmë tek ai. Mirepo koha nuk pret. Nesër është vonë.

Përmasat e problemit.

Që ta zgjidhim problemin, duhet ta njohim atë.

Megjithë valët e ndryshme të zhvendosjeve, në këto dhjetra vjet, ka ende afro 100 mijë shqiptarë në Serbi, në Nish, Novi Sad, Beograd, tre komunat shqiptare Preshevë, Medvegjë e Bujanovc, etj.  Mirpo ne vazhdojmë t’u referohemi atyre si don Serbia- si shqiptarët e Luginës sëPreshevës!

Ka me mijëra shqiptarë nga Serbia në Kosovë, pa shtetësi të Kosovës, pa adresë në Serbi, të zhvendosur kryesisht gjatëapo pas luftës së Kosovës. Mirpo Kosova nuk i ka pajisur me dokumenta zyrtare, i ka zhagitur lejet e qëndrimit, nuk i ka dhënë statusin e refugjatit të luftës, nuk e ka ndërkombëtarizuar problemin e tyre.

Kanë mbetur vetëm 1000 shqiptarë me dokumenta në Medvegjë; dhe tendenca është të privojnë sa më shumë edhe në Bujanovc dhe Preshevë. Procesi i pasivizimit të adresave është kanceri i radhës që fillon nga Medvegja. As për këtë nuk flet fare Kosova, madje dhe Shqipëria nuk ka folur ashtu si duhet, megjithëse për një vit drejtoi OSBE-në.

Ka 50 mijë Luginas në diasporë, mes të cilave 10 mijë pa adresa, pa karta identiteti, pra pa të drejta themelore, mes tëcilave ajo e lëvizjes. Kosova me Marrëveshjen e Brukselit i mohon këtë të drejtë nga aeroporti i Prishtinës. I duhet tëshkojnë në Beograd, nëse nuk dekurajohen dhe atje, i poshtërojnë, lodhen në 4 orë udhëtim, etj, etj.

Në Republikën e Serbisë kemi 7 parti shqiptare, nëse ndërkohë nuk është krijuar ndonjë tjetër.

Ka mbi 10 mijë luginas që deri tani kanë mbaruar studime në Shqipëri. Megjithëse kryeministri Rama, e shtroi këtë problem në takimin e tij të parë me homologun e tij serb në Beograd, nuk ka asnjë përparim. Me gishta numërohen ata të rinj shqiptarë që u është njohur diploma.

Më qartë se kaq nuk kuptohet situata jonë dramatike. Nesër do të jetë vonë.

Si duhet vepruar?

Zoti Kurti, udhëheqës i ri, pa hipotekat e së kaluarës, me integritet kombëtar, ka rastin ta dëshmojë vizionin e vet, nëforumet ndërkombëtare, duke nisur nga sot në Bruksel e deri në fund. Shumë frymëzuese qasja e tij për ekonominë, për Fondin Sovran, i cili do duhet t’ I japë fund hemoragjisë sonëekonomike dhe financiare. Jemi të gatshëm ta ndihmojmë, me modele të suksesshme,  me investime si diasporë, duke vlerësuar gatishmërinë e tij për tu mbështetur tek ne. Mirpo na duhet vizioni dhe aksioni i tij ndërkombëtar apo dypalësh. Sot dhe gjithë kohën! Nesër është shumë vonë.

Së pari, për të zgjidhur një problem si ai që po ballafaqohemi ne, në kohën e sotme, duhen bisedime.Duhet klimë normale.

Së dyti, duhet bashkëpunim me perëndimin, me Shqipërinë. Pa to, nuk kemi asnjë shans për sukses. Ai duhet me çdo kusht të bashkëpunojë me kryeministrin Rama, i cili i rikonfirmuar në mandatin e tij të tretë ka një rast historik për të ndihmuar përfundimisht në zgjidhjen e problemit tonë.

Së treti, duke shpjeguar statusin tonë, me ndërkombëtarizimin e problemit tonë, me një gjuhë diplomatike dhe juridike, Kosova ka mundësi të aplikojë parimin e reciprocitetit. Nëmënyrë kreative. Dinjitoze.  Pas heshtjes, paditurisë për ta trajtuar problemin tonë ndërkombëtarisht, apo në rrugë dypalëshe është koha për reciprocitet.

Është koha për reciprocitet me  vulë europiane:

njëjtë si trajtohen serbët në Kosovë, do duhen trajtuar dhe shqiptarët në Republikën e Serbisë. Njëjtë si e trajton Hungaria, anëtare e Bashkimit Europian pakicën e vet në Serbi,  ashtu do duhemi trajtuar dhe ne.

Dy shtetësi, kosovare apo të Shqipërisë,  që do të thotë një Mburojë mbrojtëse më e fuqishme për pakicën shqiptare në Serbi.

Ne shqiptarët e Republikës së Serbisë, kudo që jemi, në trojet tona apo diasporë, me dokumenta apo pa dokumenta, presim shumë nga zotëri Kurti. Besimin në votë presim të shndërrohet në aksion. Sepse shqiptarët në shekullin e njëzetë e një, nuk janë pa krahë si ata në shekullin e nëntëmbëdhjetë apo njëzetë. Apo jo?

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *