Reciprociteti me targat, reagon KFOR: Situata në Veri është e qetë

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, e ka vlerësuar të qëndrueshme situatën në kufij, ku ka nisur të zbatohet reciprociteti me targat. Zëdhënësi i KFOR-it, Antonio Minutella, ka thënë se misioni i NATO-s po e vazhdon aktivitetin e tij në përputhje me mandatin e tij nga OKB.

“Situata e sigurisë është stabël. KFOR po vazhdon aktivitetet e tyre në përputhje me mandatin e tij ne OKB, që rrjedh nga rezoluta 1244 e vitit 1999 e Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara, për të siguruar një mjedis të sigurt, si dhe liri të lëvizjes në të mirë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, ka deklaruar Minutella për Reporterin.

Qysh në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në kufijtë e Kosovës me Serbinë, Policia e Kosovës ka nisur të aplikojë vendosjen e targave të përkohshme ‘RKS’ për veturat që kanë targa nga Serbia. Kjo pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për aplikimin e reciprocitetit me Serbinë për targat provuese.
Si rrjedhojë në Veri të vendit, gjatë të hënës në mëngjes, është shtuar prezenca e Policisë së Kosovës dhe gjithashtu edhe e pjesëtarëve të KFOR-it. Pasi shoferët serbë të veturave me tabela të shtetit të tyre kanë protestuar kundër vendosjes së tabelave provuese RKS në mënyrë që atyre tu lejohet hyrja në territorin e Kosovës.

Me protestuesit janë bashkuar edhe prestarë të Listës Serbe, derisa mediat në Beograd kanë raportuar se Presidenti Aleksander Vuçiç ka thirrur mbledhje urgjente të Këshillit Kombëtar për e Siguri. Nga ana tjetër, BE-ja ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të shmangin tensionet në Veri të Kosovës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *