Reciprociteti për targat dhe dokumentet nga 1 shtatori/ Serbët në Veri dalin me një deklaratë 6 pikëshe, kërkojnë Asociacion: Vuçiç të flasë në emrin tonë

reciprociteti per targat dhe dokumentet nga 1 shtatori serbet ne veri dalin me nje deklarate 6 pikeshe kerkojne asociacion vucic te flase ne emrin tone
reciprociteti per targat dhe dokumentet nga 1 shtatori serbet ne veri dalin me nje deklarate 6 pikeshe kerkojne asociacion vucic te flase ne emrin tone

Kuvendet Komunale të katër komunave veriore të Kosovës, Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut kanë dalë në një deklaratë të përbashkët gjashtë pikësh ku e kërkojnë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, si dhe mandatojnë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, “që të flasë në emër të tyre”.

Kjo deklaratë vjen vetëm pak kohë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë, e më pas edhe në një konferencë për media ripërsëriti se më 1 shtator do të zbatohet reciprociteti për targa dhe dokumente.

Para se të kumtohen këto pika, në deklaratën, të cilën e transmeton Kossev.info, pretendohet se serbët “po persekutohen nga Prishtina” dhe se, sipas tyre, “hetimet po planifikohen qëllimisht”, referuar luftimit të kontrabandës në Veri.

“Në emër të qytetarëve të komunave tona, ne ofrojmë mbështetjen tonë të plotë për Presidentin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që përmes dialogut të gjejë një zgjidhje kompromisi, të qëndrueshme dhe afatgjatë për problemin e targave dhe kartave të identitetit. në 7 ditët e ardhshme, në përputhje me interesat e qytetarëve tanë duke ruajtur paqen, stabilitetin dhe sigurinë”, thotë pika e parë e dokumentit.

Pika e dytë e kërkon themelimin e Asociaconit të Komunave Serbe, e cila thotë se “është obligim që Kosova ia ka Bashkimit Evropian”.
Më pas, si pikë e tretë kërkohet nga KFOR-i që ta garantojë sigurinë e serbëve të Veriut.

“Ftojmë bashkëqytetarët që të mos bien në grackën e vendimeve të njëanshme dhe ofertave joshëse të Albin Kurtit për targa dhe dokumente personale, sepse kjo nuk është në përputhje me marrëveshjen e Brukselit, për më tepër Prishtina po e përdor këtë çështje si fillimi i llogarisë përfundimtare me popullin serb dhe Serbinë në këto zona”, thotë pika e katërt.

Në pikën e pestë thuhet se përfaqësuesit e këtyre komunave “mbrojnë interesat e popullit serb”.
E në fund, si pikë gjashtë paralajmërohet dalja nga institucionet e Kosovës në rast se nuk gjendet kompromisi deri më 1 shtator.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts