Reciprociteti për targat dhe tensionet me Serbinë, Lubonja: Kosova bëri mirë, edhe Ramës i jap të drejtë. Kurti gjithmonë fiton pikë nga këto momente

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur për reciprocitetin me targat serbe të Kosovës dhe tensionet në kufi.

Lubonja i jep të drejtë Kosovës për vendimin pasi thotë se ai vend ose do të trajtohet si shtet ose jo dhe në këtë rast rritet ndjeshmëria për të zgjidhur situatën.

Po ashtu Lubonja i jep të drejtë edhe komentit të Ramës për tensionet Kosovë-Serbi.

‘’Është vërtet çështje e rëndësishme. Meqenëse është shprehur dhe Rama dhe përgjithësisht me Ramën kam qenë opozitar. Mund të them që në këtë rast që parimisht ka të drejtë Kosova, por s’mund të mbetemi te konflikt i ngrirë, por duhet diplomaci. Besoj se këtu ka të drejtë. Ka të drejtë Kosova, ndoshta ka të drejtë që e ka bërë dhe këtë akt për të tërhequr vëmendjen. Se prit, ose ky do trajtohet si shtet, ose jo. Nëse jo atëhere rritet ndjeshmëria si do të zgjidhet situata.

Ne e dimë shumë mirë që Kosova është e s’është shtet. Është proces që kërkon kohë, negociata, diplomaci. Edhe mund ta humbim Kosovën. Mjafton të të braktisin Amerikanët, siç braktisën kur nuk kishte interes aty, edhe vijnë  talebanët. Duhen negociata, duhet mbajtur dialogu, të ndërhyhet. Ka të drejtë, s’ka të drejtë trajtohet në këtë kuptim. Mirë ka bërë.

Kam një tjetër shqetësim, i lidhur me politikat e brendshme në Kosovë. Albin Kurti mos vallë gjithmonë fiton pikë nëpërmjet këtyre momenteve, por sa punon për ato premtime brenda për brenda Kosovës kundër shtetit të kapur, sa punon për ato.

Nuk janë aksione që ndërton shtet. Jo i konfliktit, por dhe i propagandës nacionaliste, i fitimit të pikëve shpejt nëpërmjet këtyre. I largimit nga konflikti i vërtetë për të cilin ka nevojë Kosova për të çliruar shtetin. ‘’-  tha Lubonja.

Sa i përket fjalimit të Biden në Asamblenë e OKB, Lubonja tregon ngjashmëritë dhe dallime e tij me Donald Trump. Më tej analisti shton se fjala e Presidentit Amerikan kishte shumë justifikime dhe dështime.

‘’Besoj se ky është një fjalim i rëndësishëm, i pritur. Dihet që Amerika është protagonist i politikave botërore. Është një fjalim që kërkon ti përgjigjet disa krizave të kohëve të fundit, si ajo e Afganistanit dhe jo vetëm. Më tërhoqi vëmendja se ne jemi të aftë të mësojmë nga dështimet tona dhe që lidhet padyshim përreth Afganistanit me një rrezik kryesor, armik nëse mund ta përdor edhe pse ai thotë që s’po hap një Luftë tjetër të Ftohtë. Australia kur u përfshi u përfshi në këtë Aleancë me Britaninë.

Kina dihet që është prezent dhe do mbushë boshllëkun e pushtetit. Kjo është një situatë ku në një farë mënyre bëhet një rikonfigurim i politikave amerikane në raport me zhvillimet që kanë ndodhur.

Biden ndryshon nga Trump, por jo në gjithçka. Ndryshon nga Trump kur bëhet fjalë qoftë për multilateralizmin, për politikat që kanë të bëjnë me ambientin, por e të tjera se nuk po i rreshtoj të gjitha.

Për shembull nuk ndryshon shumë nga Trump në politikant ndaj Kinës. Ato bllokimet që i ka vendosur Trump ndaj Kinës ky nuk i ka lëvizur fare. Dhe kur foli për Iranin ndoshta ishte më afër Trump. Edhe një lloj protagonizmi të Amerikës, pra Amerika e para, ai foli për politikën e tërheqjes. Nuk duhet ti zgjidhjim konfliktet me luftë. E përmendi këtë. Ka qenë politikë e Trump se dhe ai u tërhoq nga luftërat.

Në atë fjalim siç e dëgjova unë kishte shumë justifikim edhe për dështimet, nuk di se sa do të mund të qetësojë Europën. Lidhja me Britaninë e Australinë. Dhe Rusia duhet ndjekur çfarë reagim do të ketë.’’- shtoi ai.

Po ashtu Lubonja ka komentuar edhe Agjencinë për Median dhe Informimin të krijuar nga qeveria teksa thekson se është instrumenti i radhës për të mbuluar realitetin e hidhur.

Edhe në mandatin e tretë, Lubonja parashikon që më kryesorja ka për të qenë qeveria e propagandës.

‘’E shikoj punë e qeverisë kryesisht të Ramës e shoh si fuqizim, instrument për të zbukuruar fshatin Potenkin, për të mbuluar atë që është prapa, realitetin e hidhur që është kapja e vendit po them, jo vetëm e shtetit, territorit nga krimi i organizuar, që i quajta talebanët. Përpara kësaj kemi qeverinë.

U dha si lajm që e përshëndeti dhe një italian i famshëm Zgarby, që Rama ka vënë 12 gra në qeveri e tha që vetëm burri i vërtetë vendos 12 gra. Pra si harem.

Nuk është halli dizekuilibri, por jemi një vend ku sipas statistikave një në tre gra janë të dhunuara. Ndodhi dhe një vrasje. Pra ti ve 12 gra ministresha sikur tregon që je vendi më i përparuar. Ka vende. Vendi që qeveriset nga gratë është vendi më i lumtur në botë, Finlanda.

Gruaja është pas kujdesit. Finlanda është vendi më i lumtur në botë për dy arsye, kanë besim te njeriu dhe institucioni.

Ti je në vendin më të palumtur në Europë dhe ti vë këto jo pse i respekton, jo se kanë ndjenjën e kujdesit, por sepse i komandon më kollaj. Kjo është një fasadë që mbulon fshatin Potenkin.

Rreziku qëndron tek ajo që thatë ju. Këto shpesh që zgjidhen për fasadë nuk janë kompetentë. Vendimmarrja këtu nuk ësthë e qeverisë, por bëhet nëpër dreka e darka, nëpër restorante të pasurish. Ku ndahet tenderi, tuneli e rruga. Ndoshta edhe në restorante të Arabisë Saudite. Këtu bëhet vendimmarrja, jo në qeveri. Ky është një rrezik dhe rreziku tjetër është fasada. Fasada të jep legjitimitet. Gjermania sot kishte problem. Ka bërë hap prapa se në zgjedhjet e fundit ka më shumë burra. Duket sukses kur burrat dhe gratë janë në barazi. Por këtu tek ne është sukses fallco. Qeveria e propagandës do të jetë ajo më kryesorja dhe do vazhdojë të jetë. ‘’- përfundoi Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *