
12:31 30/03/2022
Oleksander Danylyuk, një ish-këshilltar për sigurinë kombëtare të Ukrainës i Presidentit Volodymyr Zelensky është shprehur se nuk e beson premtimin e Rusisë për të reduktuar operacionet ushtarake rreth Kievit dhe Chernihiv.
Ai thotë se zhurma e bombardimeve këtë mëngjes ka konfirmuar frikën e tij.
“Ndërsa nuk ka përshkallëzim dhe disa trupa janë larguar nga Kievi, ky është vetëm rigrupim. Rusia tashmë e ka ripërqendruar sulmet e saj në rajonet lindore të Ukrainës, pasi kishte një sërë pengesash në veri të kryeqytetit”, tha ai.
Danylyuk beson se Rusia do të bëjë të gjitha përpjekjet e saj për të marrë Donetsk dhe Luhansk, në lindje, pasi Vladimir Putin duhet të tregojë një fitore.
“Pra, tani nëse ne thjesht vazhdojmë të çlirojmë qytete pranë Kievit, Rusia do të na akuzojë se po punojmë kundër de-përshkallëzimit. Si gjithmonë ka lojëra ushtarake dhe diplomatike të KGB-së të gjitha të kombinuara, kjo është vetëm një lojë,” shton ai./tvklan.al