Reduktohet çmimi i naftës në bursa

12:15 29/03/2022

Shpresë për shtimin e prodhimit nga vendet e OPEC-ut

Çmimi i naftës së papërpunuar në tregjet botërore pësoi në ditët e para të kësaj jave një reduktim të dukshëm krahasuar me rekordin javor të së mërkurës së kaluar.

Këtë të martë, një fuçi naftë e papërpunuar u tregëtua me deri në 107 Dollarë në bursën e Teksasit dhe gati 114 Dollarë në atë të Londrës. Çmimi i kësaj të marte është 10 Dollarë më i ulët krahasuar me rekordin e javës së kaluar.

Ndikim në reduktimin e çmimit jep kreysisht samiti i OPEC-ut i të enjtes, ku ka shpresa për shtimin e sasisë së naftës bruto në tregje me 400 mijë fuçi në ditë.

Rënia e çmimit lidhet edhe me vënien nën kontroll të zjarrit në depozitat e mëdha të naftës në Xhedah të Arabisë Saudite, që u goditën me predha javën e kaluar nga rebelët Huthi të Jemenit.

Sulmi por edhe samiti i BE-së ku u diskutua bllokimi i importit të naftës ruse, shkaktuan rritje të përkohshme të çmimit në tregjet ndërkombëtare, ku situata është e brishtë prej trazirave të krijuara nga sulmi rus në Ukrainë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *