Referendum për Bashkim Kombëtar? Presidenti Meta: Nuk i komentoj dëshirat. Shqipëria duhet të heqë dorë nga arroganca apo dëshira për t’u shfaqur si kujdestare e Kosovës









Deklaratat për referendum për Bashkim Kombëtar, Presidenti Meta i konsideron si dëshira, të cilat nuk pranon t’i komentojë gjatë.

Në një intervistë për ATV në Kosovë, Kreu i Shtetit shqiptar u shpreh se dy vendet tona duhet të përkushtohen në sundimin e ligjit. Sipas tij, Shqipëria dhe Kosova duhet të bëhen shembull edhe për vendet e tjera të rajonit.

metailir

“Nuk dua të hyj në komente të dëshirave të ndryshme për shkak edhe të pozicionit që kam si president. Unë mendoj se nuk kemi asnjë rrugë tjetër përveçse rrugën e sundimit të ligjit në Shqipëri dhe Kosovë. Të bëjmë shembull marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë që kanë potencial për të qenë më produktive për vendet tona, pa dyshim edhe me vendet e tjera. Pastaj këtu dëshirat, apo qëndrimet e caktuara janë çështje tjetër mendoj unë”, u shpreh Presidenti.

Sipas tij, qëndrimet e Shqipërisë në raport me Kosovën kanë qenë arrogante, ndaj bëri thirrje që vendi ynë të heqë dorë dhe të mos shfaqet si kujdestare e Kosovës.

Ai theksoi se Shqipëria është shumë vite larg Kosovës, duke iu referuar këtu procesit zgjedhor.

“Shqipëria duhet të heqë dorë nga arroganca apo të dëshira për tu shfaqur si kujdestar i Kosovës.

Shqipëria për fat të keq sot, që duhet të ishte shembull edhe për Kosovën, Shqipëria është vite larg sa i takon zgjedhjeve, pranimit të tyre, por edhe në aspekte të tjera, në atë të ekonomisë së tregut.

Shqipëria ka detyrë të mbështesë udhëheqësit e Kosovës dhe të nxisë jo përçarjet, por bashkëpunimet. Kjo është detyra e Shqipërisë”, deklaroi Kreu i Shtetit.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *