Referendumet e rreme në Ukrainë, Britania 92 sanksione të reja për rusët

Mbretëria e Bashkuar ka bërë të ditura 92 sanksione të reja, si përgjigje ndaj autoriteteve të instaluara nga Rusia në Ukrainë, për mbajtje të referendumeve të rreme në katër rajone ukrainase.

Sipas Britanisë, të ashtuquajturat referendume përbëjnë “shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar, përfshirë Kartën e Kombeve të Bashkuara”.

Ministria e Jashtme britanike ka thënë se referendumet, të cilat kanë nisur të mbahen javën e kaluar, dhe do të vazhdojnë të mbahen deri më 27 shtator, “janë përpjekje dëshpëruese për të grabitur tokë dhe për të arsyetuar luftën ilegale”.

Sipas deklaratës, në mesin e sanksionuarve janë zyrtarë rusë të përfshirë në procesin e referendumeve të rreme.

“Referendumet e rreme, që po mbahen nën tytën e pushkës, nuk mund të jenë të lira dhe nuk do t’i njohim kurrë. Ato janë vazhdimësi e dhunës, frikësimit, torturës dhe dëbimeve të dhunshme në zonat e Ukrainës që i ka pushtuar Rusia”, ka thënë ministri i Jashtëm britanik, James Cleverly.

Sanksionet godasin edhe 55 anëtarë të organizatave të lidhura me shtetin rus, për të cilat Mbretëria e Bashkuar ka thënë se vazhdojnë të jenë të lidhura me “makinerinë ruse të luftës”.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *