REFERENDUMI/ Beteja e Berishës për të rimarrë PD përfundon nëpër bare e restorante! Ja ku do votohet









Sali Berisha rifutet selia Pd-basha-godina-brenda-Kuvendi- (2)Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike i udhëhequr nga Sali Berisha ka publikuar listën e ndërtesave ku do të votojnë përkrahësit e ish-kryeministrit për referendumin e thërritur më 18 dhjetor!

Nga lista e objekteve bie në sy se disa qendra votimi nuk do të jenë në degët e Partisë Demokratike, por në bare dhe restorante të vendit.

Prej ditësh përkrahësit e Sali Berishës dhe ata të Lulzim Bashës janë përplasur për selitë e PD-së, duke ndërruar bravat.

Në listën e siguruar nga gazetari i Panorama.al, Mariglen Kume bie në sy fakti se demokratët e njësisë nr.2 do votojnë pranë Bar Amerikës, që është pranë Ambasadës Amerikane.

Ndërsa edhe në njësinë nr.6 do votohet pranë lokal Kombinatit. Ne Farkë do mbahet referendum në lokalin e Elez Bathores, kurse ne Pez Helms, lokalin e Besnik Kodrës.

qendra votimi referendumi

Më herët përkrahësit e Sali Berishës kanë zgjedhur dhe komisionin që do organizojë procesin e votimit të referendumit të 18 dhjetorit. (LEXO KETU)

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.