Referendumi i Berishës/ Ja degët e PD-së ku ka përfunduar procesi i votimit









Ka përfunduar votimi për referendumin e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha  në qarkun e Lezhës në të tre degët e Kurbinit, Lezhës dhe Mirditës.

Panorama.al mëson se në degën e PD-së në Lezhë, nga 3300 anëtarë, kanë votuar 1300, në Mirditë, nga 1100 anëtarë kanë votuar 500 ndërsa nga 1300, kanë votuar 800.

Ndërkohë është mbyllur dhe votimi në Urën e Kardhiqit në qarkun e Sarandës ku kanë votuar 203 demokratë.

Votimi është mbyllur dhe në degën e Tepelenës, ku votuan 154 anëtarë, në Këlcyrë kanë votuar 202 anëtarë nga 300 ndërsa në Memaliaj, kanë votuar 206 nga 350 anëtarë në total.

Gjithashtu mbyllet dhe procesi i votimit në Përmet, votojnë 255 demokratë nga 500 me të drejtë vote.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *