‘Reflekton’ Bjellorusia, liron nga qelia gazetarin kritik Roman Protasevich, e lë në arrest shtëpie

BJELLORUSI

Bjellorusia ka liruar nga qelia gazetarin kritik Roman Protasevich dhe të dashurën e tij Sofia Sapega. Duket se shteti i Lukashenkos ka reflektuar pas sanksioneve të ashpra të BE dhe ka vendosur të bëjë një hap pas.

Protasevich akuzohet për organizim të trazirave dhe rrezikon deri në 15 vite burg dhe ishte në arrati derisa Bjellorusia e lokalizoi duke udhëtuar në avionin e linjës Athinë-Vilnius për ta detyruar më pas të ulej me detyrim në Minsk.

Fill pasi shkeli tokën bjelloruse, Protasevich dhe e dashura e tij u arrestuan. Më pas ata dolën në video-mesazhe për të pranuar fajin, por BE hodhi akuza se ata ishin detyruar të dilnin në mënyrë të tillë për të mbrojtur regjimin e Lukashenkos.

Gjithsesi Protasevich është ende në gjykim në Bjellorusi dhe sërish ekziston rreziku për t’u dënuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *