Reforma në Drejtësi/ Ministrja e Drejtësisë në Washington, ja temat që u diskutuan me zyrtarët amerikanë






etilda gjonaj

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, kërkon nga partnerët amerikanë vijimësinë dhe rritjen e asistencës teknike për të forcuar kapacitetet dhe rezultatet e reformës në drejtësi.

Siç njofton zyra e shtypit e ministrisë së Drejtësisë, Gjonaj gjatë takimeve me zyrtarë të lartë të administratës amerikane në Washington DC, ministrja “falenderoi për mbështetjen e madhe që SHBA i ka dhënë Shqipërisë për reformën në Drejtësi nëpërmjet Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, OPDAT-it dhe IMO-s”.

“Gjonaj garantoi vullnetin e plotë dhe të patundur të qeverisë shqiptare për zbatimin e saj, jo vetëm si prioriteti i agjendes së vendit në kuadër të integrimit në BE, por edhe si prioritet i qëndrueshëm i qeverisë. Ministrja u shpreh se pas plotësimit të kuadrit ligjor, garantimit infrastrukturor-buxhetor, ngritjen e intitucioneve të reja dhe plotësimin e vakancave në sistemin e ri të drejtësisë janë dhënë rezultatet e para të kësaj reforme, dhe tashmë Shqipëria ndodhet në një moment kyç të konsolidimit të saj”.

Nga DASH ministrja zhvilloi takime me z. David Kostelancik, Drejtor i Zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit dhe z. Jorgan K. Andrews, Zv. Asistent i Sekretarit të Shtetit në Byronë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të ligjit.

Në këto takime njofton ministria, “u diskutua gjerësisht mbi reformën në Drejtësi, sfidat dhe rritjen e mbështetjes të asistencës teknike të SHBA-së për konsolidimin e institucioneve të reja të drejtësisë dhe hapat që duhen ndjekur për suksesin e kësaj reforme”.

“Z. Bruce C. Swartz i garantoi Ministres Gjonaj se Departamenti i Drejtësisë ka qenë dhe do të vijojë të jetë mbështetës i reformës në Drejtësi dhe u shpreh i gatshëm për rritjen e asistencës teknike për suksesin e plotë të kësaj reforme.

Ai u shpreh besimplotë për vijueshmërinë e partneritetit dhe bashkëpunimit shumë të mirë me qeverinë shqiptare për ecurinë e reformës në Drejtësi.

Z. Swartz vlerësoi vullnetin e plotë të qeverisë shqiptare për të çuar përpara rezultatet e reformave të ndërmarra, dhe shprehu vlerësimet dhe mbështetjen e tij.

Gjithashtu në takimet e zhvilluara me zyrtarët e Departamentit të Shtetit, Z. David Kostelancik dhe Z. Jorgan K. Andrews, Ministres Gjonaj iu garantua vijueshmëria e mbështetjes për reformën në Drejtësi.

Ata gjithashtu përcollën vlerësimet e tyre më të larta për rezultatet e deritanishme nga ana e Shqipërisë në këto procese të rëndësishme të jetësimit të reformës në Drejtësi.

Zyrtarët amerikanë vunë theksin mbi rëndësinë dhe ecurinë e reformave të ndërmarra nga Shqipëria në luftën ndaj korrupsionit, si dhe shprehën vullnetin e tyre për të rritur bashkëpunimin në këtë sfidë të përbashkët pasi antikorrupsioni është tashmë edhe një nga prioritetet e SHBA-së në vijim të deklaratës së Presidentit Joe Bieden”, thuhet në njoftim.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *