“Reforma në drejtësi në Shqipëri po krijon shumë Falcone”/ Soreca nga Korça flet edhe për negociatat






Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Lugi Soreca, shprehet optimist për punën e reformës në drejtësi, duke shkuar larg kur thekson se ajo po krijon shumë “Falcone”.

soreca

Gjyqtari i famshëm italian, vend nga i cili vjen edhe Soreca, u vra nga mafia 29 vite më parë, duke mbetur simbol i luftës kundër organizatave mafioze.

Ne dëshirojmë të bisedojmë me qytetarët në këto momente kaq të rëndësishme për Shqipërinë për ta çuar vendin drejt BE-së. Shqipëria ka bërë progres dhe nuk ka qenë kurrë kaq afër për fillimin e negociatave dhe ne tani mendojmë se kjo kohë tashmë ka ardhur. Më lejoni të përsëris që BE nuk ka për të qenë i plotë në rast se në të nuk do jenë pjesë vendet e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria dhe vendet e tjera do bëhen pjesë e BE edhe prej dëshirës që kanë qytetarët.

Për mua kjo ditë është veçantë sepse 29 vite më parë në Itali u vra gjyqtari Falcone. Ai ishte personi që e krijoi këtë koncept të ndjekjes së parave. Ata e vranë Falconen por nuk mundën të vrisnin idetë dhe parimet e tij. Shqipëria ka dhënë prova në luftën kundër krimit të organizuar. Nuk është ende i mjaftueshëm. Kjo punë mjafton të çelen negociatat por duhet ende shumë punë. Sot në këtë ditë të veçantë, mund të them se mund t’ia dalim. Reforma në Drejtësi po krijon shumë Falcone në Shqipëri”, u shpreh ai nga Korça.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *