Reforma Territoriale/ Basha: PD e gatshme t’i prijë këtij procesi! Do të vendosim vetëqeverisjen vendore në shërbim të njerëzve








Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në facebook, në lidhje me ngritjen e komisionit për Reformën Territoriale.

basha

Teksa ka shpërndarë disa foto nga tryeza që Partia Demokratike mbajti pasditen e sotme me ekspertë në lidhje me këtë çështjem Basha shkruan se kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të rivendosur qeverisjen vendore në shërbim të qytetarëve.

“Ngritja e komisionit për Reformën Territoriale është një hap i rëndësishëm dhe një mundësi e jashtëzakonshme për të vendosur vetëqeverisjen vendore në shërbim të njerëzve. Partia Demokratike do t’i prijë këtij procesi, dhe duke dëgjuar zërin e qytetarëve në çdo skaj të vendit, në bashkëpunim me ekspertët më të mirë të fushës dhe me mbështetjen e partnerëve, do hartojmë një reformë që u shërben qytetarëve, jo partive. Kjo tryezë e parë në Tiranë është një fillim i mbarë dhe një zotim i mbajtur nga Partia Demokratike, që sot u ka dhënë qytetarëve instrumentin për të rifituar autonominë në vetëqeverisjen vendore”, shkruan Basha në facebook.

basha4 basha2 basha3

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.